18 marsi po vjen: Kurti i gatshëm për marrëveshje, Vuçiq thotë se nuk do të nëshkruajë “kapitullimin”

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/03/2023

Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti, ka thënë se është i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Këtë qëndrim Kurti e ka shprehur edhe dje gjatë takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, u bë e ditur se kryeministri Kurti ka shprehur pritjen që Bashkimi Evropian në takimin e radhës të punojë për përfundimin e procesit me Marrëveshjen për Normalizim.

Edhe emisari evropian Lajçak takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e quajti konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm, gjersa para mediave theksoi se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket asaj se si e sheh Kosova zbatimin e planit të Propozimit evropian për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Me kryeministrin Kurti patëm një bisedë konstruktive, shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Po ashtu u takova me presidenten Osmani, me të cilën pata bisedë dhe do të takohem edhe me krerët e opozitës dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është që të marrë informacione se si Kosova e sheh zbatimin dhe ky takim ka përmbushur pritjet e mia në këtë kontekst”, ka theksuar Lajçak.

Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në Beograd se, siç u shpreh ai, nuk do të nënshkruajë kapitullimin e Serbisë.

Vuçiq konfirmoi ardhjen e të dërguarit special të BE-së në Beograd të hënën më 13 mars, i cili do të qëndrojë në kryeqytetin e Serbisë deri të mërkurën.

“Ju do të shihni një takim 30-minutësh, por unë do të kaloj dy ditë duke punuar me të dhe duke u përpjekur të gjej një lloj rruge në përparimin drejt normalizimit,” tha Vuçiq.

TË FUNDIT
59 minuta
Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave
2 orë
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
3 orë
Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
3 orë
LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë
3 orë
Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara
9 orë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
1 ditë
VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët
8 orë
Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar
1 ditë
I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!
8 orë
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
1 ditë
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar
7 orë
Qeveria VMRO dhe VLEN parasheh masa të reja për rritjen e natalitetit
1 ditë
Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit

LEXO MË SHUMË

Kamala Harris 2

Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave

kazino

Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat

Keshilli-Evropian-flamuri-rus-

Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

fature-market

LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë

arben taravari

Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës

sleep-gjumi-baby

Qeveria VMRO dhe VLEN parasheh masa të reja për rritjen e natalitetit

Saranda

Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

liqeni i ujmanit

Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar

INFO

NA NDIQ