18 mln euro plus Bacca, Milan kërkon me ngulm yllin e La Ligës

0

Referuar asaj që raporton Gianluca Di Marzio, Milan ka ringjallur interesimin për shërbimet e Samu Castillejo, futbollist i Villarreal. Klubi spanjoll e vlerëson anësorin në shumën e 25 milionë euro, por kuqezinjtë kanë diçka tjetër në mëndje, më mirë se blerjen direkt të futbollistit të Villarreal.

Oferta që kanë përgatitur drejtuesit e Milan për Villarreal është 18 milionë euro plus kartonin e sulmuesit Carlos Bacca. Në fakt kuqezinjtë kërkojnë të sigurojnë huazimin e futbollistit me të drejtë blerje, ndërsa klubi spanjoll në këtë moment nuk është i gatshëm të zbresë poshtë shumës 25 milionë. Ja pse Leonardo dhe Maldini tashmë i janë future punës për çbllokimin e tratativës.