19 vite ende i pazgjidhur statusi i veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së

U bënë 19-të vite dhe ende veteranët, ivalidëet dhe të rënët dëshmoër në luftën e 2001-it nuk gëzojnë asnjë benificion nga shteti i tyre, Maqedonia e Veriut. Partia e cila thirret dhe mbështetet nga kjo kategori e ndjeshme dhe shume e rëndësishme e popullit shqiptarë ne Maqedoninë e Veriut, BDI e Ali Ahmetit edhe përkundër faktit që për 17 vite në pushtet me partitë maqeonase nuk mundi të bëjë asgjë. Nga kjo parti ndër vite arsyetohen se kjo kategori e popullatës shumica janë punësuar në administratë, duke shprehur kështu pafuqinë e tyre në qeverrisje.
Së fundmi Zeqirija Ibrahimi nga Alternita u zotua se nëse do të marrin pushtetin bashkë me Aleancën për Shqiptarëwt do të rregullojn statusin e veteranëve dhe invalidëve të luftws së 200-it.
Lidhur me këtë, profesori universitar Arbër Çeliku thotë se fakti, që BDI nuk i soll ligj për luftëtarët e UÇK-së, dëshmorët dhe invalidët e luftës, flet për një kapitullim në heshtje, për një heqje dorë nga e drejta legjitime, por mbase edhe për një abuzim me karakter perfitues në emër të politikës.
“Nga ana tjetër, kategoria e “branitellave”, të gjallë dhe të vdekur, familjarisht gëzojnë pensione dhe privilegje të tjera në kuadër të ligjit. Madje, një kriminel si Tarçullovski, i akuzuar për krime kundër njerëzimit, edhe gjatë kohës kur ishte në Hagë, merrte pagë të majme nga ana e shtetit” thotë Arbër Çeliku.
Siç shtoi ai arsyetimi me punësimin e një kategorie sosh si administratorë në piramidën e shtetit, është hipokrizi, kur dihet botërisht se u shkel mbi dinjitetin e luftëtarëve të UÇK-së, por përmes tyre, edhe mbi dinjitetin tonë kombëtar”.