19 vjeçari nga Suhareka, vret aksidentalisht vetën me armën e babait polic

Picture of INA
INA

11/05/2023

Një 19 vjeçar, nga pakujdesia, dyshohet se ka vrarë veten me armën e babait të tij, i cili është zyrtar policor. Në njoftimin e policisë shkruan se dyshohet se viktimës së rastit, në banesën e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, ajo edhe i ka shkrepur.

Policia ka thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Ndërkohë, lidhur me këtë rast janë njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia sqaroi se rasti ka ndodhur në Suharekë, në Rrugën “Brigada 123’, ku në banesën e tij, në ndërtesën e “Euro Ing” është gjetur një person me lëndime ne koke të shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit .

Dyshohet se viktima i rastit E.K. ( 2004) ,ne banesën e tij ,gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasojë i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rëndë.

“Viktima nga ana ekipit te urgjencës është transportuar për ndihmë mjekësore ne Spitalin Rajonal te Prizrenit , ku nga ana e mjekut kujdestar është konfirmuar vdekja e tij”, deklaron policia.

Policia sqaron se dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor që është edhe prind i viktimës, por në atë kohë, i njëjti gjendej jashtë detyrës zyrtare.

TË FUNDIT

Bakiu: Ne jemi të bindur në rrugetimin tone, me VLEN për ndryshim

Rrëfimi i kryeparlamentarit Gashi lidhur me ngjarjen në aeroportin e Shkupit

Aliu: Edhe nëse t’i japin 60 komuna, është e pamoralshme të shkosh te Ahmeti!

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË