198 sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve

198 këmbësorë janë sanksionuar për kundërvajtje rrugore gjatë aksionit të intensifikuar të kontrollit të djeshëm në territorin e vendit. Për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë, 149 janë gjobitur, 18 për kalim në semafor të kuq…

Ministria e Brendshme njoftoi sot se gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 135 shkelje të tjera.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor. Këmbësorët duhet të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë sepse do të sanksionohet mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat, duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thotë MPB