2 Maj 2001 – 2021, ende të freskëta kujtimet për UÇK-së

Berat Ajdari

Sikurse para 20 vitesh, të freskëta janë kujtimet e vullnetarëve të lirisë dhe dëshira për të veshur uniformën e UÇK-së, për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin kombëtar.

Mirëpo, për shkak të gjendjes në të cilën gjendemi – pandemia me virusin Kovid 19, aktivitetet në ambiente të mbyllura dhe me numër të madh të njerëzve janë të ndaluara, në përputhje me protokollet shëndetësore të Qeverisë.

Por, sikurse edhe gjatë viteve tjera, edhe nesër (2 maj – e diel ), do të organizohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve duke filluar nga ora 11:00 në f. Vaksincë, f.Orizare, f. Hotël, f.Mateç e në f.Nikushtak, duke përfunduar në ora 14:00 me homazhe te varrezat e Dëshmorëve në f.Sllupçan, aty edhe ku do të vijojnë punimet për ndërtimin e Kullës përkujtimore.
Kjo ditë e madhe është simbol i gjakut të të rëneve për liri, 2 MAJI është festë e krenarisë kombëtare, ështe obligim ynë që të përkujtojmë përgjithmonë dëshmorët e rënë në Karadakun e Likovës.

Ju lutem t’i respektojmë rekomandimet dhe masat për mbrojtje nga pandemia.
Ruajeni veten, familjen dhe shoqerinë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Dëshmorët!
Lavdi!