Incident me armë, dy të plagosur në Haraçinë

INA
INA

01/04/2024

Një icident me armë sot ka ndodhur në Haraçinë, ku raportohet për të plagosur.

Sipas informacioneve të para, është shtënë me armë në drejtim të veturës kryetarit të kësaj komune, Ridvan Ibrahimi.

Krahas tij, në momentin e të shtënave në automjet ndodheshin edhe shoferi i tij dhe një punonjës i komunës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, konfirmoi se nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur shoferi i kryetarit të komunës, si dhe është qëlluar ndaj një personi të punësuar në Komunë. Deri më tani nuk ka informacione për gjendjen e Ibrahimit.

Personi i lënduar aktualisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup.

Drejtori i Klinikës për Kirurgji Torakale në Qendrën Klinike në Shkup, Nexhati Jakupi, në një prononcim për Telma, ka bërë të ditur se në Klinikë është sjellë një djalë 30-vjeçar me plagë nga arma e zjarrit në gjoks.

“Plagët janë për operacion urgjent, prandaj po hyjmë tashmë në sallë”, deklaroi Jakupi.

Drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjikale “Shën Naum Ohri” në Shkup, Ljuben Arsenkov, në një prononcim për “360 Gradë”, ka bërë të ditur se sot rreth orës 14:00 në Klinikë është sjellë një pacient i moshës 39 vjeçare me plagë nga armë zjarri në shpatullën e djathtë, për të cilën thotë se ndoshta është plagosur në sulmin në Haraçinë.

Ekipet e policisë momentalisht ndodhen në vendin e aksidentit, ndërsa është bllokuar edhe hyrja në Haraçinë.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Screenshot_2024-04-17-23-01-56-446_com.facebook.katana-edit

Mesazhi i Rijad Shaqirit nga Likova: Kush ka frikë nga ujqërit, nuk futet në mal

bujar osmani

Bujar Osmani: Kam më shumë informacione për sulmin në Banjskë, do të kërkoj dalje nga “Ballkani i Hapur”

ziadin sela

“Jo 61, por 50, 48 e më pak deputetë mund të marrë VMRO-ja”, thotë Sela

taravarilikove

Taravari: Do t’ia rikthejmë namin e dikurshëm Kumanovës dhe Likovës

Ali Ahmeti fronti

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

IMG_1212

Fatmir Dehari nga Kërçova: Rini, ju jeni mrekullia dhe motivi për të vazhduar para

Screenshot_2024-04-17-20-37-20-617_com.facebook.katana-edit

Fol: Përleshje fizike në BDI-në e Gostivarit, Nevzati i jep shuplakë Valdetit?!

INFO

NA NDIQ