20.250 raste aktive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Picture of designer@fetishimedia.ch

23/01/2022

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht janë aktive 20250 raste të të infektuarve me COVID-19, ndërsa sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në botë janë diagnostikuar mbi 340 milionë pacientë.

OBSH paralajmëron se rreziku i omicron mbetet shumë i lartë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë kryer gjithsej 1.741.085 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi është 254.857, numri i të shëruarve është 226.409, numri i të vdekurve është 8.198 dhe numri i rasteve aktive është 20.250.

Numri i rasteve të konfirmuara të infektimit me koronavirus në botë ka kaluar 340 milionë persona, njoftoi dje Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas informacioneve të djeshme, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka marrë të dhëna për gjithsej 340.543.962 të infektuar dhe 5.570.163 të vdekur.

Numri më i madh i të infektuarve me Covid-19 është regjistruar më 20 janar, ku brenda 24 orëve janë identifikuar 3,933,319 raste. Numri më i madh i rasteve të konfirmuara është në Shtetet e Bashkuara – pothuajse 68.2 milionë. Pasohet nga India me 38.6 milionë raste, e ndjekur nga Brazili (23.4 milionë), Britania (15.6 milionë) dhe Franca (15.2 milionë). Numri më i madh i vdekjeve nga Covid-19 është në Shtetet e Bashkuara (852,334 persona), pasuar nga Brazili, India, Rusia dhe Meksika.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi ​​dje një deklaratë për omicron, duke thënë se rreziku i lidhur me këtë variant mbetet “shumë i lartë”.(INA)

TË FUNDIT

Gjuriqi takon Grenellin: Epokë e re në marrëdhëniet me SHBA-në

Kështu festuan ‘Shën Valentinin’ Anita dhe Ramush Haradinaj (FOTO)

FOTO/ Katër banorë të rinj do të futen sonte në ‘BBVA4’

Çfarë e pret përpara në Madrid?

Barcelona mund të transferojë super yllin e Premier Leagues

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË