“20 mijë euro për pasaportë të Maqedonisë”! Aziri: Me sa dëshmitar narko-bosët e morën shtetësinë

Njëri nga 9 prej të arrestuarve të mbrëmshëm për falsifikim pasaportash, është njëri i afërt me liderin e opozitës Hristijan Miskocski, tha ministri i Brendshëm, Oliver Spasorvski në “Utrinski brifing”. Sipas tij dokumentet që i publikoi VMRO-DPMNE kanë dal pikërisht nga ky person, i punësuar në MPB që dje u arrestua. Spasovski theksoi se për një pasaportë të falsifikuar janë dhënë diku deri 20 mijë euro.

“Unë edhe mbrëmë kërkova nga prokuroria që t’i shqyrtojë të gjithë këto aktivitete. Nëse si parti opozitare dalin me fajësime, dokumente dhe dëshmi, ndërsa këtë nuk e bëjnë në prokurori, atëherë hapen shumë dilema para të gjithëve neve. 13.43 Sidomos nëse e kemi parasysh se njëri nga të burgosurit është në lidhje të ngushtë dhe kontakte të përditshme me liderin e opozitës, atëherë hapet një dilemë serioze”, u shpreh Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Jashtme.

Nga VMRO-DPMNE thonë se me ketë pushteti vetëm po mundohet ta defokusojë opinionin.

“I vetmi me të cilin kryetari Hristijan Mickoski ka pasur takim periudhën e kaluar e ndoshta që mund të jetë e lidhur me këto punë është Zoran Zaev. Nëse Oliver Spasovski e ka fjalën për Zoran Zaev, atëherë po ka pasur kontakt, e kemi parë të gjithë kur kishte takim liderësh”, theksoi Aleksandër Nikollovski nga VMRO-DPMNE.

Kanë reaguar edhe nga koalicioni Aleanca-Alternativa. Elmi Aziri pyet se me sa dëshmitar e morën shtetësinë 214 narkoboset dhe si i kanë kaluar filtrat e MPB-së pa i vërejtur askush se janë kriminel.

“Ministria e Punëve të Brendshme fillimisht u ka mundësuar të pajisen me shtetësi e pastaj iu ka ndihmuar duke i furnizuar edhe me dokumente personale dhe ato të udhëtimit. 08.06 Në Republikën e Maqedonisë së Veriut më lehtë mund të marrë shtetësi si kriminel dhe shpërndarës i narkotikëve në rrjetin ndërkombëtar se sa të jesh i lindur dhe i rritur në këtë shtet”, u shpreh Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët.

Spasovski tha se për marrjen dokumenteve false të udhëtimit, ka qenë një ndërmjetësues mes policisë dhe personit që ka kërkuar dokument, ndërsa aksioni për kapjen e tyre ka filluar që nga 2019.Sipas Spasovskit, VMRO DPMNE ka tentuar ta sabotojë këtë aksion./TV21