20 mijë eurot nuk i janë gjetur drejtorit të Geriatrisë, por ndërmjetësit që punonte në këtë spital

Picture of Ina Online
Ina Online

08/04/2025

Drejtori i Spitalit të Specializuar Geriatrik, Muhsin Arifi, është ndaluar nën dyshimin se ka marrë ryshfet për ta shtruar një paciente.

Siç ka mësuar “Sloboden Pecat”, paratë e gatshme në shumën prej 20 mijë eurosh nuk i janë gjetur atij, por një ndërmjetësi që punonte në spital dhe i cili e identifikoi Arifin si një person që kërkonte para për të shtruar një pacient për një periudhë më të gjatë, prej 1 apo 2 vitesh.

Është e paqartë nëse Arifi ka kërkuar në të vërtetë paratë, apo nëse ndërmjetësi e ka keqpërdorur Arifin për t’u mbrojtur.

Ky institucion shëndetësor pranon pacientë të rritur në gjendje më të rëndë shëndetësore, listat e pritjes janë të gjata dhe numri i shtretërve është i kufizuar.

Në një veprim të koordinuar nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe MPB-së janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprat penale të marrjes së ryshfetit dhe marrjes së shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm. Po ndërmerren veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, thanë Prokuroria për “Sloboden Pechat”.

Arifi më parë ka qenë drejtor organizativ i spitalit psikiatrik në Bardovc. Ai është arkitekt i diplomuar dhe vjen nga Aleanca për Shqiptarët.(INA)

TË FUNDIT

Dramë në Sarajevë: Policia federale tenton arrestimin e Dodikut, por u pengua me armë nga milicia e Republika Srpska-s

Aktivisti dhe avokati kërçovar kandidat i pavarur për Kërçovën

Zdravstvuyte, Ramush!

BE gjobit “Apple” dhe “Meta” me 500 milionë euro

Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË