200 ndeshje me kombëtaren, Ronaldo: Shijoj momentin, më zhgënjejnë ata që nuk luajnë për vendin e tyre

Picture of INA
INA

13/11/2024

Askush nuk është i përjetshëm dhe, megjithëse karriera e Cristiano Ronaldos duket se nuk ka fund, është e pashmangshme të fillohet të mendohet për pension.

Në moshën 39-vjeçare, ai ende grumbullohet në kombëtaren portugeze dhe performon në nivelin më të lartë tek Al Nassr, por në një moment do t’i duhet të thotë lamtumirë.

Pas 200 paraqitjeve të tij me përfaqësuesen luzitane, ai mori çmimin “Platinum Quina” nga Federata Portugeze dhe shfrytëzoi rastin për të folur për të gjitha këto çështje që lidhen me të ardhmen e tij.

Sulmuesi është i përqendruar te skuadra e Roberto Martínezit, që përgatit ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, por shfrytëzoi momentin për të kujtuar fillimet e tij më shumë se 20 vjet më parë:

“Është e pabesueshme, kur erdha në kombëtare në moshën 18-vjeçare, kisha një ëndërr: të bëj debutimin tim, më pas arrita 50 ndeshje… Më pas mendova pse të mos arrij 100, një numër i rrumbullakët, treshifror. Pastaj fillova të mendoj pse jo 150 dhe tani kam arritur 200. Një arritje e madhe për mua.”

Më tej, CR7 flet për vlerën e përfaqësimit të vendit tënd, duke u shprehur se “pasi të luan për aq shumë klube, fiton kaq shumë trofe, Champions League, Ballon d’Ors, FIFA… nuk ka asgjë më të mirë se të përfaqësosh vendin tënd”.

Ai la një ‘mesazh’ për ata që nuk e shohin kështu:

“Përfaqësoni të gjithë kulturën, fëmijët tuaj, nënën tuaj, babanë tuaj, miqtë tuaj më të mirë. Ndihem i zhgënjyer me disa lojtarë që nuk duan të luajnë me kombëtaren”.

1000 gola, objektivi i madh

Kur flasim për Cristiano Ronaldon, flasim për objektivin e tij të madh: 1000 gola. Diçka shumë ambicioze dhe që, sot, duket diçka e largët. Lojtari i Al Nassr pranoi se është diçka për të cilën është fajtor:

“Të jem i sinqertë, unë kisha fajin për këtë. E thashë publikisht që doja të arrija një mijë gola dhe duket se tani dua t’i arrij. Synimi im është të jetoj momentin dhe të shoh sesi më përgjigjen këmbët, nëse jo, prapëseprapë askush nuk ka shënuar më shumë gola se unë.”

Megjithatë, ai nuk kishte frikë të pranonte se mund të mos ketë kohë për ta arritur këtë shifër:

“Nuk duhet të mendojmë afatgjatë, unë nuk mund të mendoj më afatgjatë. Kjo është e gjitha, jeto momentin, shijoje momentin. “

TË FUNDIT

VIDEO/ Dy “Audi” me vlerë 150 mijë € të vjedhura në Zvicër u sollën në Tiranë

Ilir Shaqiri festoi ditëlindjen, ja sa vite…?

Sara lajmërohet pas lindjes, ndanë emocionet e para me vajzën

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova

Rinovimi i kontratës, Van Dijk refuzon ofertën e parë të Liverpool

Arteta ia “tregon derën” yllit të Arsenalit, nuk llogarit më në të

ME TE LEXUARA

1
VIDEO/ Dy “Audi” me vlerë 150 mijë € të vjedhura në Zvicër u sollën në Tiranë
1
Ilir Shaqiri festoi ditëlindjen, ja sa vite...?
1
Sara lajmërohet pas lindjes, ndanë emocionet e para me vajzën
1
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova
1
Rinovimi i kontratës, Van Dijk refuzon ofertën e parë të Liverpool

LEXO MË SHUMË