21 vjet nga Masakra e Reçakut

0

Sot bëhen 21 vjet nga kryerja e njërës nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Kosovë.

Më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Forcat policore dhe ushtarake serbe, kishin kryer edhe shumë vrasje dhe masakra nëpër Kosovë, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe. Në përkujtim të “Masakrës së Reçakut”, do të bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ndërsa nga ora 11:00 do të mbahet akademi përkujtimore në “Shtëpinë e Kulturës” në Shtime.