22 diplomatë rusë largohen nga Moldavia

INA
INA

15 Gusht, 2023

Njëzet e dy diplomatë rusë janë larguar nga kryeqyteti i Moldavisë, Kishinjev, duke e lënë mbrapa një ekip të vogël, pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Zyrtarët moldavë kanë thënë se reduktimi i stafit në Ambasadën e Rusisë në 25 persona, nga 80, do të krijojë barazi me numrin e stafit që ka Ambasada e Moldavisë në Moskë.

Moldavia, vend i ish-Bashkimit Sovjetik është goditur nga afër prej luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe presidentja e saj pro-evropiane, Maisa Sandu e ka dënuar pushtimin, si dhe e ka kritikuar Moskën që po tenton ta destabilizojë shtetin e saj. Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se ky hap “armiqësor” i Kishinjevit do të ketë pasoja në marrëdhëniet ruso-moldave. Ministria e Jashtme e Moldavisë i ka kërkuar Rusisë prej muajit të kaluar që ta kufizojë prezencën e saj në ambasadën në Kishinjev, duke i përmendur shqetësimet për tentimet e dyshuara të Rusisë për ta destabilizuar Moldavinë, e cila kufizohet me Rumaninë dhe Ukrainën. /ALSAT.MK

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zaporizhzhia-centrali-ukraine-berthamor-1

Ukraina dëmton mbrojtjen ajrore në Krime

Armenia Azerbejxhan-Nagorno-Karabakh

Azerbajxhani dhe udhëheqja e Karabakut bisedojnë për “integrimin”

kiev-naten

Shtatë të plagosur pas sulmit rus në Kiev

GRURI

Polonia do të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën për shkak të mosmarrëveshjes së grurit

BLINKEN

Blinken akuza Rusisë: Kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Ukrainë pothuajse çdo ditë

Nagorni-Karabah-780x470

Armëpushim mes Azerbajxhanit e armenëve në Karabak

Zelenski

Zelensky: Nëse Trump e di si ndalon lufta, të na e thotë

Nagorni-Karabah-780x470

Turqia mbështet sulmin e Azerbajxhanit në Nagorni-Karabah

zelenski

Zelensky për Rusinë: Të keqes nuk mund t’i besohet, shihni Prigozhin-in

INFO

NA NDIQ