22 vite nga krismat e para të Brigadës 115 të UÇK-së në Graçan të Shkupit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/03/2023

Shkruan: Rafis Aliti – Msusi

Sot me 17 Mars shënojmë 22 vjetorin nga jehona e krismave të para të Brigadës 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në fshatin Graçan të Shkupit.

Të bindur në sakrificën më sublime, të grumbulluar nga të gjitha viset shqiptare, për të rikthyer dinjtetin e nëpërkëmbur, për të rikthyer krenarinë dhe trasuar shpresat e ardhmërisë së brezave që vijnë.

17 Marsi i vitit 2001 mbetet përvjetor i krenarisë. Përvjetori i krismave të para të lirisë në zonën e Shkupit, në fshatin Graçan ku u zhvilluan luftime të ashpra që në orët e para të mëngjesit.

Ndihem krenarë me të gjithë bashkëluftëtarët e mi të Brigadës 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që luftuan në malet e Graçanit, dhe më pas në malet e Sharrit, në Vorcë dhe Radushë. Një faleminderim të veçantë për banorët e Hanit të Elezit dhe fshatrave për rreth f.Krevenik dhe f.Gorancë për kontributin e jashtëzakonshëm.

Brigada 115 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, u pagëzua nga populli si Brigada e pamposhtur, Brigara e fitoreve e cila i mori të gjitha pozicionet në fshatin Radushë duke përfshirë edhe Kazermën edhe Stacionin Policor, do të kujtohet gjithmonë si Brigada e qëndresës dhe rezistencës së pathyer.

Mirënjohje e përjetshme për të gjithë luftëtarëve e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, gjithë atyre që ndihmuan këtë luftë dinjitoze si dhe gjithë bashkë kombasve tanë qe përkrahën pa rezervë UÇK-në.

Lavdi të përjetshme Martirëve dhe Dëshmorëve të Kombit Shqiptar 🇦🇱 !

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

INFO

NA NDIQ