22 vjet nga masakra e Lubotenit

Picture of ina-online
ina-online

12/08/2023

Sot janë mbushur 22 vjet nga masakra e Lubotenit, ku forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civilë shqiptarë të këtij fshati të Shkupit.

Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur në mëngjesin e 12 gushtit të vitit 2001, kur forcat policore dhe ushtarake maqedonase ndërmorrën një aksion në këtë fshat, ku lanë të vrarë 10 banorë lokal, mes tyre edhe një fëmijë 6-vjeçar Erxhan Aliu, burgosën dhe keqtrajtuan dhjetëra banorë të fshatit, por dogjën edhe 14 shtëpi, përcjell INA.

Në mesin e të vrarëve të tjerë ishin: Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili.

Aksioni ishte ndërmarrë me arsyetimin se në fshat ishte e pranishme Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë procesoi rastin e Lubotenit si vepër krime lufte ndaj civilëve, ku u akuzua dhe u dënua pjesëtari i lartë i forcave maqedonase të sigurisë, Johan Tarçullovski me 12 vjet burg, ndërsa u shpallë i lirë ish-ministri i brendshëm Lube Boshkovski. (INA)

TË FUNDIT
11 orë
Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh
12 orë
Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia
13 orë
Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën
13 orë
Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)
15 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

ME TE LEXUARA

1 ditë
Falimentoi prodhuesi gjerman i makinave elektrike Next.e.Go Mobile, investimi i planifikuar edhe në Maqedoni
13 orë
Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)
1 ditë
Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit
13 orë
Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën
1 ditë
De Biasi bën prognozën e ndeshjes Itali-Shqipëri, lartëson tre nga kuqezinjtë tanë
12 orë
Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia

LEXO MË SHUMË

bajrami

Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh

bajrami gol

Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia

bajrami

Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën

Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)

alternativa

Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

shqiperi itali

Ja kush do ta fitojë ndeshjen Itali-Shqipëri sipas sondazhit të UEFA-s

shqiptarja fustan

“Si shqiponjë në stadium”, fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund

edi rama

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani

kombetarja shqiptare shqiperia

Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi – vlera e futbollistëve të Shqipërisë

INFO

NA NDIQ