22 vjet më parë u arrit armëpushimi para firmosjes së Marrëveshjes së Ohrit

Picture of INA
INA

05/07/2023

Më 5 korrik të vitit 2001, Qeveria e Maqedonisë dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare  arrijnë një  marrëveshje armëpushimi deri më 13 gusht kur u firmos marrëveshja finale e ashtuquajtur e Ohrit që i dha fund konfliktit.

Me marrëveshjen e korrikut me ndërmjetësimin e OSBE dhe NATO u arrit një armëpushim, por që nuk u respektua në total.

Konflikti ishte nxitur për shkak të diskriminimit të shqiptarëve dhe se ata  me Kushtetutën e vitit 1991, i humbën të drejtat të cilat, formalisht, i gëzonin me Kushtetutën e vitit 1974. Për këto shkaqe Kushtetuta u miratua pa votat e deputetëve shqiptarë në Parlament.

Periudha e viteve 2000-2001 në Maqedoni, karakterizohet me papunësi të madhe (400.000 persona të aftë për punë janë të papunësuar kurse 80.000 familje marrin ndihma sociale) dhe me procesin e papërfunduar të privatizimit i shoqëruar me procedura për falimentim për shumë ndërmarrje.

Jeta politike karakterizohet me parti një etnike, ndërsa Qeveria udhëhiqej nga parti nacionaliste. Qeverisja ishte e centralizuar, kurse sistemi juridik dhe ligjet nuk ishin të përfunduara (nuk ishin miratuar ligjet e nevojshme, ndërsa ato të miratuarat shpesh ndryshonin dhe gjykatat shumë ngadalë vendosin për lëndët).

Edhe pse në Parlament kishte përfaqësues shqiptarë dhe në koalicionin qeveritar kishte ministra-shqiptarë, në administratë dhe strukturat shtetërore, shqiptarët nuk ishin proporcionalisht të përfaqësuar. Partitë politike të shqiptarëve në RM publikisht vazhdojnë të tregojnë pakënaqësinë nga statusi i tyre në jetën politike dhe publike në vend.

Tensionimi i marrëdhënieve ndëretnike vjen në shprehje gjatë protestave të shqiptarëve me kërkesë për rritjen e të drejtave kolektive ku ndëshkohen dhe konfrontohen me policinë si dhe gjatë protestave të maqedonasve kundër shtimit të të drejtave të shqiptarëve.

Konflikti i armatosur, filloi në rrethinën e fshatit Tanushë të Shkupit, në shkurt të viti 2001. Aktivitetet luftarake zhvilloheshin në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, atë të Tetovës dhe Shkupit.

Gjatë konfliktit UÇK-ja i sulmonte forcat e sigurimit të Republikës së Maqedonisë, mobilizoi një pjesë të popullatës shqiptare për të marrë pjesë në aktivitetet luftarake dhe aktivitete kundër popullatës civile.

Forcat e sigurimit i sulmonin pozitat UÇK-së me armatim të rëndë, përgatitnin prita për anëtarët e UÇK-së, arrestonin qytetarë që dyshohej se ishin anëtarë dhe bashkëpunëtorë të UÇK-së, bënin aktivitete kundër popullsisë civile. Në rajonet e krizës dhe përreth ishin vendosur postblloqe policore.

Shumë njerëz i lëshuan vatrat e tyre në rajonet e krizës dhe si refugjatë ose si të zhvendosur të brendshëm, vendoseshin në vende tjera, brenda dhe jashtë vendit.

Në të dyja anët kishte viktima në njerëz, kurse në rajonet e krizës kishte edhe dëme materiale ndaj shtëpive dhe pronës së popullatës, si dhe shkatërrime të objekteve fetare dhe kulturore-historike.

Bashkësia ndërkombëtare ishte aktive që nga fillimi i konfliktit të armatosur edhe pse pjesëmarrja e saj nuk ishte e barabartë. Në fillim ajo i dënonte aktivitetet e UÇK-së dhe i shpalli si terroriste, kurse më vonë kërkonte nga Qeveria dhe Parlamenti që t’i marrin parasysh kërkesat e tyre.

Nën ndikimin e bashkësisë ndërkombëtare formohet edhe qeveria e koalicionit të gjerë e përbërë nga katër partitë më të mëdha, në të cilën përveç VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së hynë edhe LSDM-ja dhe PPD-ja.

Përmes përfaqësuesve të saj të emëruar nga BE dhe SHBA, Bashkësia ndërkombëtare merrte pjesë në formulimin e Marrëveshjes Kornizë dhe e stimulonte nënshkrimin e së njëjtës. Menjëherë pas kësaj, vëzhgojnë dhe stacionohen forca të NATO-së në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Marrëveshja kornizë u nënshkrua në Ohër më 13 gusht 2001, me nënshkrimet nga kryetari i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së Imer Imeri dhe PDSH-së Arbën Xhaferi. Në dokument, nënshkrime si dëshmitarë zyrtarë i vunë edhe lehtësuesit ndërkombëtar në dialog – Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.(INA)

TË FUNDIT
17 sekonda
Qeveria u kompletua, Kuvendi zgjodhi zëvendësministrat
2 minuta
“Pyete babin tënd! S’mund të flisni për dinjitet kombëtar”/Përplasje e ashpër mes Zejdit dhe Shaqirit në Kuvend
1 orë
Aksion nga Dogana e Maqedonisë: Sekuestrohen fustane, motoçikleta e cigare
1 orë
Qeni ngordhi nga i nxehti pasi polici e harroi në veturë!
1 orë
Kush do të financojë stadiumin e Tetovës? Kasami shpreson në ndihmën e Qeverisë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Taravari: Deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të pagave në shëndetësi
5 orë
Lëvizja Demokratike emëron dy profesorë universitarë për zëvendësministra
23 orë
BDI në “lucidum intervallum”
1 orë
Qeni ngordhi nga i nxehti pasi polici e harroi në veturë!
8 orë
VLEN: Kandidatët për zv.ministra përfaqësojnë dinjitet dhe profesionalizëm
1 ditë
Aksion për pagesën e borxheve të ujit pa llogaritje të interesit deri më 31 korrik

LEXO MË SHUMË

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

Qeveria u kompletua, Kuvendi zgjodhi zëvendësministrat

rijad shaqiri

“Pyete babin tënd! S’mund të flisni për dinjitet kombëtar”/Përplasje e ashpër mes Zejdit dhe Shaqirit në Kuvend

63966BD2-B758-4ED5-9370-0599EA2B88F0

Aksion nga Dogana e Maqedonisë: Sekuestrohen fustane, motoçikleta e cigare

policia

Qeni ngordhi nga i nxehti pasi polici e harroi në veturë!

stadiumi tetoves

Kush do të financojë stadiumin e Tetovës? Kasami shpreson në ndihmën e Qeverisë

blerim bexheti

Përmendën padinë ndaj Drin Ahmetit, Bexheti porosi VMRO-së: Nuk na frikësoni

moti shiu

Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

arben taravari

Taravari – Melsom: Thellimi i bashkëpunimit në shëndetësi

bilall kasami asim izairi

Dr. Asim Izairi bëhet pjesë e Lëvizjes BESA?!

INFO

NA NDIQ