Sot mbushen 22 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohriti e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001 ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave maqedonase të sigurisë.
Marrëveshja Kornizë e Ohrit vlerësohet si një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë së Veriut. Kjo kontratë e të dy popujve u bë e mundshme pas luftës së armatosur, që ndodhi në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontributin e vet për zgjidhje politike të krizës ndëretnike në Maqedoni.
10 PIKAT E MARRËVESHJES SË OHRIT:
Parimet themelore;
Ndërprerja e armiqësive;
Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar;
Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë;
Procedurat e posaçme kuvendore;
Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve;
Shprehja e identitetit;
Implementimi;
Anekset; dhe
Dispozitat përfundimtare.
Negociatat që zgjatën rreth dy muaj në qytetin e Ohrit, u mbajtën nën patronazhin e presidentit të atëhershëm të shtetit, Boris Trajkovski, ndërsa Marrëveshja u nënshkrua nga ana e liderëve të atëhershëm të partive politike, Branko Cërvenkovski, lider i Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë (LSDM), Arben Xhaferit, lider i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Lubço Georgievski i VMRO-DPMNE-së dhe Imer Imerit nga Partia për Prosperitet Demokratik (PPD).
Nënshkrues të Marrëveshjes, në cilësinë e garantuesve, ishin edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Francois Leotard dhe përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së, James Pardeë, të cilët morën pjesë në negociata. /SHENJA/