22 vjet Universiteti i Evropës Juglindore/ Bexheti: Rrugëtim i suksesshëm me plot arritje

Picture of Ina Online
Ina Online

17/11/2023

Universiteti i Evropës Juglindore me një akademi solemne shënoi 22 vjetorin e themelimit të tij. U ndanë mirënjohje për punëtorët më të vyeshëm të universitetit.

Rrugëtimin 22 vjeçar të Universitetit të Evropës juglindore, rektori i universitetit, Abdylmenaf Bexheti, e cilësoi si të suksesshëm, duke përmendur arritjet, me theks të veçantë numrin e programeve studimore që ka arritur në 40, si deridiplomike po ashtu edhe të ciklit të dytë dhe 12 programe studimore të ciklit të tretë. Prezent në këtë ceremoni ishte edhe zëvendëskryeministri i parë i, Artan Grubi i cili tha ka qenë pikërisht UEJL-ja që ka thyer akullin dhe barrierën politike për një universitet të njohur në gjuhën shqipe.

“UEJL lindi në vjeshtën e viti 2001, 22 vite më parë, në muajin më të ndritur të historisë së komuniteti tonë. Muajin e alfabetit shqip dhe të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptarë dhe të flamurit tonë kombëtar. Kjo dritë prezanton dhe ndriçon mbi 22 gjenerata me mbi 16 e 500 të diplomuar pjesa dërmuese e të cilëve të punësuar në sektorin privat, njëkohësisht edhe publik por edhe ata qytetarë në nivelet institucionale dhe qytetare. Jemi krenar me gjithë stafin tonë që ka krijuar imazhin e universitetit në përgjithësi si një institucion kontribuues në shoqëri e tani më të konfirmuar edhe nga tregu i punës.”- deklaroi Abdylmenaf Bexheti, Rektor i UEJL-it.

“Padyshim se themelimi i Universitetit të Evropës Juglindore është një datë e shënuar dhe e rëndësishme për arsimin sipëror në gjuhën shqipe sepse me të, u thye barriera politike dhe psikologjike tek ata që e mohonin të drejtën e natyrshme të një popullit. Kjo datë dhe ngjarje theu edhe paragjykimet e paarsyeshme disa dekadëshe kundër të drejtave elementare të një populli. UEJL e hapi shtegun dhe shkriu akullin shekullor dhe ua trasoi rrugën edhe dy universiteteve tjera që i kemi ne sot. Të gjitha këto universitete janë vazhdimësi e rrugës tonë të emancipimit tonë kombëtar.”- deklaroi Artan Grubi, Zv/kryeministër i Parë.

TË FUNDIT

G Bani e ofendon rëndë Gjestin: Bëj të fala motrës dhe nënës (video)

VIDEO/ E papritur! Largohet një tjetër banor nga Big Brother VIP 4

Kurti në Mitrovicë: Aleancën me perëndimin e kemi përdorur për ta forcuar ushtrinë, për ta luftuar Serbinë (video)

Memli Krasniqi në stilin e Gjestit në Ferizaj: PDK e ka rikthyer pulsin

VIDEO / Momente romantike në shtëpi, Egli i hidhet sipër Gjestit: Të kam xhan, të përqafoj se…

Dy agjencitë e inteligjencës në Maqedoni, për momentin pa drejtues shqiptar!

ME TE LEXUARA

1

VIDEO / Momente romantike në shtëpi, Egli i hidhet sipër Gjestit: Të kam xhan, të përqafoj se...

LEXO MË SHUMË