23-vjeçari terrorizon çiftin e bashkëshortëve duke qëlluar me armë

Një 23-vjeçar nga Kurbini është vënë në prangat e policisë, pasi kanosi një familje duke qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre në fshatin Adriatik.

I arrestuari identifikohet me inicialet D. Gj. Për shkaqe ende të paqarta, ai kërcënoi çiftin e bashkëshortëve.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e zjarrit automatik me një krehër me 24 fishekë