23 vjet nga Srebrenica: një kockë 17-vjeçari e një ish-shtatzënë 20-vjeçare, drejt Potocarit

0

Përkujtohet sot 23-vjetori i masakrës së Srebrenicës, i konsideruar si krimi më i madh pas Luftës së Dytë Botërore në Europë, që ka si autorë serbët.

Afro 8 mijë meshkuj boshnjakë muslimanë u ekzekutuan brenda dy ditësh, ku ndër të akuzuarit janë dhe kaskat blu hollandeze që vepronin në kuadër të OKB-së. Ishin këto të fundit që u dhanë garanci atyre që më pas do “përfshiheshin nga një therrtore serbe”, se jeta e tyre nuk do cënohej.

E në këtë 23-vjetor janë dhe 35 viktima që do varrosen për herë të parë siç u ka hije, në kompleksin mortal në Potoçari, atje ku prehen me qindra viktima të Srebrenicës.

Por ky kontigjent ka dhe rekordet e veta, sigurisht të dhimbshme.

Në njërën prej skedave, ajo që mban numrin 17, ka vetëm një kockë. Ajo i përkiste Muhamed Aliç, një djalë i cili ishte 17 vjeç kur u vra. Ai do të varroset pranë babait të tij.

Por Muhammedi nuk është më i riu që do të prehet në Potoçar. Para tij në moshë është 16-vjeçari Vesida Ibriç, ndërsa më i moshuari është Sahin Haliloviç, i lindur në vitin 1924.

Më tej, në Potoçar do të varrosen dhe çifti Remzija Dudiç dhe burri i saj Nijazia. Ata u gjetën dy vjet më pare në një varr masiv. Remzija, kur u vra, ishte në muajin e gjashtë të shtatzanisë dhe ishte 20 vjeç.

Deri tani, në Potoçari janë janë varrosur 6 mijë e 575 viktima, ndërkohë po kërkohen dhe gati 1 mijë të tjerë të Srebrenicës. /tesheshi.com/

Komentet

komentet