23 vjetori i kobshëm për shqiptarët e Manastirit, si u dogjën 80 shtëpi, radioja shqipe dhe nisi braktisja e heshtur!

Picture of ina-online
ina-online

08/06/2024

Shkruan: Naser Pajaziti

Fillimi i qershorit të 2001 ishte i kobshëm për shqiptarët e Manastirit.

Me fatale ishte nata e 6 qershorit të 2001, ku ishin djegur rreth 80 shtëpi shqiptare nga huliganë dhe grupe paramilitare të organizuara si shenjë hakmarrje nga ajo që po ndodhte atëkohë me konfliktin e armatosur.

Në këtë “Natë të kristalt” u dogj edhe një radiostacion në gjuhën shqipe, pasi që deri në vitin 2001 në këtë qendër të alfabetit shqip funksiononin dy radio në gjuhën shqipe “Estrada Fonia” dhe “Jehona”, Shoqata Kulturore Artistike dhe disa klube.

Askush kurrë nuk ka dhënë përgjegjësi për këto vepra gjenocidi.

Shumë familje ikën dhe lanë përgjithmonë qytetin e tyre, në mungesë të sigurisë!

Sot e kësaj dite nuk ka shkollë shqipe, përpos një apo dy klasë që vijojnë mësimin në kuadër të shkollës fillore “Goce Dellçev”. Kurrë nuk u jetësua rikthimi i shkollës “Bashkimi”, që ishte një ëndërr dhe synim i manastirasëve.

Në vitin 2003 ishte hapur paralelja e parë shqipe në Gjimnazin e Manastirit, por ajo u mbyll për shkak të protestave masive të nxënësve maqedonas, që ishin kundër hapjes së saj dhe mësimit në gjuhën shqipe. Atëkohë ministër i Arsimit ishte rektori famoz, Azis Pollozhani, i cili pas dështimit të kësaj nisme, ishte larguar gjoja në udhëtim zyrtar, ndërsa vendimin për mbylljen e kësaj paraleleje e kishte kumtuar zëvendësministri i asaj kohe, duke thënë se mesazhi i nxënësve maqedonas të shkollave të mesme në Manastir është pranuar. Pra kjo ishte përgjegjësia dhe turpi, edhe pse në këtë rast ishte shkelur dispozita kushtetuese që nxënësit shqiptarë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

Këto janë disa dromca të realitetit tonë që vështirë po akceptohet, nga mjegullnaja e tymnaja që na ka kapluar!!!

TË FUNDIT
4 minuta
Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit
24 minuta
Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu
25 minuta
Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së
38 minuta
QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup
1 orë
Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit

ME TE LEXUARA

1 ditë
80 vjetori i gjenocidit ndaj çamëve shënohet edhe në RMV
38 minuta
QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup
19 orë
Duraku: Ne jemi ata që kemi legjitimitetin tek shqiptarët, kemi fitore të pastër në gjitha komunat shqiptare
11 orë
Xhaferi të hënën i'a dorëzon mandatin Mickoskit
1 ditë
Deri në mesnatë pritet votimi i Qeverisë së re
25 minuta
Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së

LEXO MË SHUMË

xhaferi mickovski]

Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit

isuf kadriu

Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu

timco mucunski

Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së

bresher

QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup

talat xhaferi

Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit

arben taravari

Taravari cakton zëvendësin e tij dhe ka një mesazh për gostivarasit

varhelyi

Varhelyi uron Mickoskin: Pres të bashkëpunojmë për të avancuar rrugën europiane të vendit

Mickoski

Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

moti shiu

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite në disa pjesë të luginave paraqitje e mundshme e shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së fuqishme

INFO

NA NDIQ