250 intelektualë i shkruajnë BE-së, SHBA-së e NATO-s: Ndryshimi i kufijve në Ballkan sjellë konflikte të reja

Mbi 250 intelektualë e ekspertë në Ballkan, i kanë nisur një letër të zgjeruar Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverive të shteteve anëtare të NATO-së, në të cilën flitet rreth idesë për ndryshimin e kufijve, gjë që sipas tyre, mund të çojë në konflikte të reja dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Nënshkruesit, ku bëjnë pjesë edhe Vesna Pesic nga Beogradi, Nenad Canak nga Sarajaeva, Florian Bieber nga Graz, Vesna Pusic nga Kroacia, kanë aluduar në “non-papers” ku propozohet ndryshimi i kufijve në Ballkan. Sipas këtyre dokumenteve, Bosnja dhe Hercegovina supozohet të ndahet midis Serbisë dhe Kroacisë, duke lënë vetëm një shtet të vogël mysliman. Maqedonia e Veriut gjithashtu, thuhet se humbet territore nga një Shqipëri e Madhe (Shqipëria dhe Kosova).

Siç raporton mediumi gjerman “Taz”, çdo gjë mbetet në hije dhe e paditur sa i përket publikimit të këtyre letrave, ku njëra prej tyre fillimisht iu atrubuua kryeministrit slloven, Janez Jansa, i cili do të kryesojë BE-në nga 1 korriku. Megjithatë, ai ka mohuar akuzat që i janë bërë lidhur me këtë çështje. E pos kësaj, ky medium bën të ditur se autorizimi i letrës mendohet ta ketë adresën edhe tek ish-drejtori i CIA-s për Ballkanin, Steve Meyer, i cili raportohet se lobon për udhëheqësin nacionalist serb në Bosnjë, Milorad Dodik, derisa ky i fundit ka propaganduar për ndryshimin e kufijve përgjatë viteve.

Ndërkaq, intelektualët që kanë nisur këtë letër, pohojnë se për një kohë të gjatë kanë ndodhur ndryshime të thella në skenën politike botërore, “të cilat minojnë rendin liberal ndërkombëtar dhe forcojnë aktorët joliberalë”. Deri në vitin 2008, Ballkani konsiderohej të ishte një zonë perëndimore, kryesisht evropiane dhe me interes. Por kjo politikë, sipas “Taz” ka mbetur një “autopilot burokratik” që është bërë gjithnjë e më e lidhur me elitën lokale. E njëjta lejoi NATO-n dhe BE-në të vazhdojnë një politikë të zgjerimit pa ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve themelore midis shteteve.