250 të burgosur në Idrizovë në grevë urie

Picture of INA
INA

06/07/2023

Rreth 250 të burgosur në burgun e Idrizovës, tanimë dy ditë me radhë kanë hyrë në grevë urie, pohon një i burgosur që kontaktoi TV21.

Ai theksoi se po refuzojnë çdo ushqim që u servon burgu. Arsyeja për këtë siç na tha, është se ndjehen të diskriminuar nga vendimi i fundit që grave të burgosura t’u jepet vikend i lirë, pavarësisht nëse kanë apo jo vepër tjetër aktive.

“Për momentin jemi në grevë urie, nuk e marim ushqimin, dje gjithë ditën nuk e kemi marë. Po grave tani ua kanë dhënë të drejtën të shkojnë në shtëpi për vikend, kur kanë edhe ndonjë vepër aktive, përpos asaj kur kanë gjyq, e për burrat nuk vlenë. Ja përshembull Jankullovska këto ditë që doli.”- tha një i burgosur.

Të burgosurit kanë dërguar ankesë me shkrim me nënshkrime të mbledhura, por thonë se e njëjta u është refuzuar.

“Kur shkuam te ato të ankohemi, thanë e pritshim këtë gjë, e dinim se sa t’i japim asaj, do të kërkoni edhe ju. Thash normal se do të kërkojmë, se të njejtat gjëra janë ato.

-Edhe? Zgjidhja?

-Zgjidhja asgjë thotë se nuk varet prej neve, dhe për këtë shkak ne mbajmë grevë. E bëmë me nënshkrime, i mblodhëm të gjitha nënshkrimet, peticion bëmë, e dorëzuam por na e refuzuan. Prandaj e lëshuam këtë grevën.

-Sa persona jeni në grevë?

-250 veta.”- thotë një tjetër.

Burimet tona brenda administratës së burgut të Idrizovës na konfirmuan grevën duke na thënë se ankesat e të burgosurve i kanë dërguar në Drejtorinë për Zbatimin e Sanksioneve dhe te Ministria e Drejtësisë, dhe se presin përgjigje nëse do t’i pranojnë të njëjtat. Televizioni 21 gjatë gjithë ditës u përpoq të marrë përgjigje nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve, por nuk morëm asnjë qëndrim. Zyrtarë nga burgu që nuk pranuan të citohen na thanë se vendimi i fundit për gratë e burgosura ka ardhur përshkak se deri tani të njëjtat kanë qenë të diskriminuara në të drejtat e tyre./TV21

TË FUNDIT
1 orë
Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI
4 orë
Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë
4 orë
Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti
4 orë
Formimi i Qeverisë, ZNAM kërkon më shumë ministri
4 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1 ditë
Maqedoni, mbi 12 mijë qytetarë këtë fundjavë për pushime në Greqi
1 orë
Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI
20 orë
Petrovska: Për presidenten Maqedonia nuk ka emër
19 orë
Nano Ruzhin: Mandatari pa vizion të qartë
1 ditë
Vuçiq i dëshpëruar se pse Maqedonia votoi për Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë
20 orë
O’Brien: SHBA do të jetë përherë mike e devotshme e Kosovës
19 orë
Krijohet makina e parë në Maqedoni – Studentët do të garojnë në garë botërore (VIDEO)
1 ditë
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut më të deportuarit nga Gjermania

LEXO MË SHUMË

Dimitar-Apasiev-007-scaled

Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI

fronti evropian

Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

grupi banjska radojcici

Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti

Maksim Dimitrievski

Formimi i Qeverisë, ZNAM kërkon më shumë ministri

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

banka sportel

Inspektorati i Gjuhëve nga tani do të mbikëqyrë bankat nëse (nuk) e respektojnë gjuhën shqipe

Perparim-Rama

Rama favorizon firmën kineze në tenderin 10 milionësh, a po rrezikohet siguria nacionale?

biden-putin

Biden me deklarata të ashpra për Putin: Qëndrojmë fort me Ukrainën kundër një tirani brutal

vmro vlen negociata

VMRO dhe VLEN vazhdojnë në ndarjen e “kulaçit” qeveritar, në tryezë edhe dogana, MEPSO dhe Ndërmarrja e Rrugëve

INFO

NA NDIQ