272 km/h me Porsche, por nuk u dënua! Niset procedurë për 4 policë në Maqedoni

Picture of INA
INA

07/08/2024

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë nisur procedurë ndaj 4 policëve të Maqedonisë së Veriut. Të njëjtit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nuk e kanë dënuar një shofer i cili po voziste një veturë Porsche me 272 kilometra në orë në autostradë të vendit tonë.

Njoftimi i plotë i MPB-së:

Inicohet procedurë kundër kryeshefave dhe nëpunësve policorë të cilët nuk kanë sanksionuar shofer për ngasje të automjetit me shpejtësi prej 272 km në orë

Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale dorëzoi informatë Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër katër nëpunësve policorë të cilët nuk kanë marrë masa në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor ndaj shoferit i cili ka vozitur automjetin me shpejtësi prej 272 km në orë, kurse shoferit i është tërhequr vetëm vërejtja.

Pas kontrolleve të kryera, shqyrtimit të materialit zyrtar dhe këqyrjes së video-incizimeve nga radari i ditës 06.05.2024, u konstatua se dy nëpunës policorë, duke vepruar me urdhër për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve me radar në autostradën Shkup-Veles, kanë konstatuar kundërvajtje në komunikacion, përkatësisht i kanë matur shpejtësinë e lëvizjes së veturës “Porsche” prej 272 kilometra në orë, në vend ku lëvizja me shenjë komunikacioni ka qenë e kufizuar në 120 kilometra në orë.

Në vend të përpilimit të procesverbalit për konstatim të kundërvajtjes dhe urdhërpagesës për kundërvajtje, duke pasur parasysh se për këtë lloj kundërvajtjeje, sipas nenit 36 paragrafi 3 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, është paraparë gjobë në shumë prej 400 euro në kundërvlerë në denarë dhe ndalim për drejtimin e automjetit prej gjashtë deri në 12 muaj, kundërvajtësit i është dhënë vetëm vërejtje për kundërvajtje në komunikacion.

Shefi i Njësisë Lëvizëse për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor ka kërkuar nga kreu i Departamentit të Policisë së Uniformuar – Njësia e Çështjeve Rrugore që të mos shënojë penalitet për kundërvajtje të kryer, për këtë arsye drejtuesi i Departamentit të Uniformës së Policisë – Sektori i Çështjeve Rrugore dhe ka ushtruar ndikim ndaj nëpunësve policorë të mos konstatojnë shkelje nga neni 36 paragrafi 3 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, por vetëm tëshqiptojnë masën e vërejtjes.

Ndaj katër policëve është parashtruar edhe propozim për inicimin e procedurës për shkelje më të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës.

TË FUNDIT
59 minuta
Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet
2 orë
Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi
2 orë
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së
3 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq
4 orë
Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ky është parashikimi i motit për sot
21 orë
Kur matematikë ligjëron një historian!
1 ditë
Fetai: Dështuan përpjekjet për ta shitur ASH-në!
16 orë
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
1 ditë
Zëvendëskryeministri Mexhiti takoi ambasadorin hungarez (FOTO)
2 orë
Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi
1 ditë
Prokurori i SHBA-ve: Nuk do të lejoj që Departamenti i Drejtësisë të përdoret si armë politike

LEXO MË SHUMË

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

Arben Fetai

Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi

saranda imeri

Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

aeroplani-kinez

Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

qeveria e maqedonise

Përfundon thirrja publike e Qeverisë për investime kapitale nëpër Komuna, gjithsej janë dorëzuar 357 projekte

IMG_7587

Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)

femije zhdukur trafikim kontrabande

Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut

dudiq amina nuraj

Shqiptarja nga Sanxhaku i përgjigje Dudiqit: Unë jam shqiptare, gjaku im shqiptar

INFO

NA NDIQ