283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni

Picture of Ina Online
Ina Online

17/04/2025

Në nivel të shtetit, janë regjistruar 283 raste të raportimeve grupore për të sëmurë nga gripi dhe sëmundje të ngjashme me gripin, gjatë javës së 15-të të vitit 2025, gjegjësisht prej 7 deri 13 prill. Kjo përfaqëson 11,3 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.

Numri i personave të regjistruar këtë javë, në krahasim me javën e 15-të të sezonit të kaluar, është rritur për 95,2 për qind, ndërsa në krahasim me numrin për javën e 15-të nga kriza tipike epidemike, e modeluar nga 14 sezonet e fundit, është rritur për 2,2 herë, njoftoi sot pasdite Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Të sëmurët ishin regjistruar nga 18 QSHP/NJR, Shkup – 113, Tetovë – 43, Gostivar -33, ndërsa në të tjerat, numri i të sëmurëve është i njëjtë ose më i vogël se njëzetë.

Gjatë kësaj jave, në 14 njësi raportuese regjistrohet aktivitet shumë i ulët, ndërsa në katër – aktivitet sezonal i virusit të gripit.

Gjithsej 25.613 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin janë regjistruar në sezonin 2024/2025. Në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të regjistruara është rritur për 73,2 për qind, ndërsa në krahasim me modelin nga 14 sezonet e kaluara, regjistrohet rritje prej 23,6 për qind.

Në rrjedhën e deritanishme të sezonit të gripit, janë regjistruar pesë persona të vdekur me grip.

Të dhënat e ISHP tregojnë se deri në javën e 15-të, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ishin vaksinuar gjithsej 72.296 persona me vaksinë falas ose komerciale kundër gripit.

TË FUNDIT

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

Shqipëria po tkurret, INSTAT: Po vazhdon rënia e popullsisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË