LSDM zbutet me Merkon dhe BDI në Strugë?!

0

Pas deklaratave dhe kundërshtive që shpërthyen në opinion, ndërmjet dy partnerëve të koalicionit në pushtetin vendor të Strugës, duket se kjo situatë është tejkaluar, gjykuar nga deklarimet e këshilltarëve të BDI-së dhe LSDM-së në seancën e fundit të Këshillit komunal të Strugës.

Këshilltarët e LSDM-së, në seancë ishin më produktivë dhe më të përmabjtur në deklarime duke kërkuar një raport më të detajuar në lidhje me gjendjen në bregun e liqenit.

Raporti i Inspektoratit komunal për gjendjen në bregun e liqenit u kualifikuar si jo i plotë dhe i njëjti, duhet të plotësohet dhe të jetë më i detajuar.

Si nga këshilltarët e LSDM ashtu dhe nga ASH ky raport u kualifikua si i paplotë dhe cunguar.

Këshilltari Emin Kupa nga ASH kërkoi që komuna mos bëj rolin e të paditurit, por nëse realisht dëshiron që të lejojë ndërtime në atë pjesë të Strugës të propozojë ndryshim të planit urbanistik dhe të lejojë ndërtimet.

Kryetari i komunës Ramiz Merko, potencoi se problematika e plazheve nuk korrespondon me realitetin dhe më shumë është një çështje që është ngritur nga media, sepse sipas tij asgjë nuk po ndodh, por vetëm një pjesë e pronarëve që kanë toka në afërsi po pastrojnë pronat e tyre. Sipas Merkos, askush nuk do të lejohet të ndërtojë ndërtime të forta në afërsi të liqenit. Por këshilltarët e LSDM kanë qenë të heshtur. (INA)

 

Komentet

komentet