E refuzoi Shqipërinë për Zvicrën, e kjo e la jashtë Botërorit

0

Albian Ajeti, sulmuesi shqiptar që e refuzoi Kombëtaren e Shqipërisë për të luajtur për atë të Zvicrës, nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës Rusia 2018. Ai nuk është ftuar fare nga trajneri Vladimir Petkovic, i cili mbrëmë e publikoi listën fillestare prej 26 futbollistëve të ftuar për Botëror, transmeton Gazeta Express.

Albiani, i cili është vëllai i mbrojtësit të Kombëtare së Shqipërisë, Arlind Ajetit, i shënoi 17 gola në 32 ndeshje me fanellën e Baselit dhe u shpall golashënuesi më i mirë i Superligës zvicerane.

Albian Ajeti nuk pranoi të vishte fanellën kuqezi të Shqipërisë, ashtu si vëllai i tij, por as Zvicra nuk e thirri për turneun veror.

Petkovic do ta publikojë listën përfundimtare prej 23 futbollistëve më 4 qershor.
Ndërsa, kjo është lista fillestare prej 26 futbollistëve. /Gazeta Express/