Zaevi raportoi për 356 ditë qeverisje: Ja punët që kemi bërë/VIDEO

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët me kabinetin qeveritar theksoi se gjatë qeverisjes së tij prej 365 ditëve janë bërë 365 ndryshime.

Sipas tij, në Maqedoni është rikthyer jeta dhe shpresa për jetë, pasi që ka ndryshime thelbësore që për herë të parë janë realizuar.

Ai theksoi se është arritur që për një kohë të shkurtër të realizohen reforma duke pasur si prioritet në planin e drejtësisë. Fillimisht kemi nisur me reformën ligjore dhe se ato vijojnë me fazën e dytë dhe të tretë. Në planin e depolizitimit të administratës ka ndryshime, sepse po ndodhin ndryshime, pasi që nuk kemi bërë ndryshime në trupat rregullator dhe institucione tjera, duke i lënë që të përfundojnë mandatin e tyre, ku më pas do të vijnë në shprehje ekspertët, informon INA.

Ai theksoi se Qeveria po angazhohet për përmirësimin e gjendjes në planin ekonomik dhe social, duke vijuar me rritjen e rrogës minimale, nxitjen dhe subvencionimin e bizneseve të reja si dhe masa të tjera të Qeverisë që do të implementohen në të ardhmen. Sipas tij, qeveria angazhohet për shërbime cilësore për qytetarët dhe për përmirësimin e jetës së tyre, duke pasur si synim edhe kategoritë sociale.

Ai ka folur edhe për procesin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, duke theksuar se ende nuk është arritur një marrëveshje për ndonjë emër për shtetin.

Zaev ka shpjeguar se ministrat e Jashtëm të dy shteteve janë dakorduar për parimet formale të zgjidhjes, ndërkohë që do të ketë një bisedë telefonike me kryeministrin Cipras gjatë ditëve të ardhshme. “Kjo është shumë e rëndësishme. Po punohet aspekti formale juridik se si do të implementohet marrëveshja eventuale. Por, në Maqedoni do të ketë referendum për çështjen e emrit”, ka deklaruar Zaev.

Ai në mënyrë indirekte konfirmoi tajmingun për realizimin e marrëveshjes së mundshme për zgjidhjen e kontestit, të publikuar në disa media. Ai tha se fjalën e fundit për emrin do ta kenë qytetarët përmes referendumit.

Kjo konferencë vjen vetëm pak ditë pasi që opozita maqedonase ka paralajmëruar protestën antiqeveritare më 2 qershor.(INA)