3 ditët e ardhshme do të jenë të vështira, vjen paralajmërimi për motin në Shqipëri

0
Foto Ilustrim

Reshjet e shiut të cilat prej disa ditësh kanë pushtuar vendin kanë sjellë pasojat e parë në vend.

Por kjo situatë nuk do të mbarojë të paktën për 3 ditë. Kështu ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Sipas MIE tre ditët e ardhshme do të jenë të vështira pasi është parashikuar të këtë reshje të shumta, erëra të forta dhe stuhi çfarë paralajmëron edhe përmbytje.

Reshjet që kanë nisur në gjithë vendin duke shkaktuar përmbytje rrugësh e banesash si në Durrës dhe në Lezhë pasditen dhe mbrëmjen e stome, me shumë gjasa do të shtrihen në një territor shumë më të gjerë.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së mërkurë për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve do të rritet rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin.