3 gabime që nuk duhet t’i bëni para gjumit

0

Të gjithë e dinë se 8 orë gjumë rekomandohen për t’i bërë të plota çdo natë, por po ashtu të gjithë e dinë që për të pasur një gjumë të qetë duhet të bësh jetë të shëndetshme.
Kryesisht gjithçka lidhet rreth 3 gabimeve të cekura më poshtë, që ndikojnë në cilësinë tuaj të gjumit:

Teknologjia

Kompjuteri, tableta, telefoni apo thjesht edhe televizori para gjumit ndikojnë në ngadalësimin e ritmit dhe shkaktojnë rënie të cilësisë së gjumit.

Ushqimi para se të shkoni në shtrat

Organizmi ynë ka nevojë të ushqehet të paktën tri orë para gjumit ose edhe më shumë kohë, në mënyrë që gjithçka të tretet më mirë. Të shkosh në shtrat në një stomak plot është gabimi më i madh.

Të tjera

Ka mjaft forma stimulantësh që të prishin gjumin edhe gjatë natës. Të tilla mund të jetë dritat e ndryshme, të vogla, ora në të cilën bie në shtrat (rekomandohet 10 e darkës), puna jashtë deri në orët e vona të natës, daljet, por edhe marrëdhëniet seksuale apo aktiviteti fizik para se të shkoni në shtrat, mund të ndikojnë që të humbisni gjumin.

Komentet

komentet