3 milionë euro për Muriqin

0

Fenerbahçe është e vendosur ta transferojë sulmuesin e rrezikshëm kosovar, të cilin e kërkon edhe Toulouse në Francë

Fenerbahçe është më e vendosur se kurrë për ta transferuar Vedat Muruqin, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar po e shijon sezonin më të mirë në karrierë dhe kjo ka bërë që t’iu bie në sy klubeve të njohura.

Muriqi ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar 7 asistime këtë sezon në 32 ndeshje të zhvilluara.

Dhe, interesimin më serioz për të e ka shfaqur Fenerbahçe, por atë e do edhe Toulouse në Francë.

Sipas mediave turke, gjiganti nga Stambolli është i gatshëm t’i shpenzojë deri në 3 milionë euro për ta transferuar 25 vjeçarin.