31 vjet nga ngjarja e “Bit Pazarit”, policia si vrau tre të rinj shqiptarë

ina-online
ina-online

08/11/2023

Në Shkup u mbajt Akademia “Ngjarjet e Bit Pazarit të vitit 1992”, ku u përkujtua vrasja e tre qytetarëve të pafajshëm shqiptar Safet Sejfullahu, Sulejman Memishi dhe Shemsedin Ibrahimi, si dhe plagosja dhe arrestimi i shumë shqiptarëve të tjerë 31 vite më parë.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Viktoria Geshovska.

Kjo ngjarje e dhunës dhe brutalitetit policor kishte ndodhur mbrëmjen e 7 nëntorit të 1992, kur ministër i brendshëm ishe Lubomir Fërçkovski, ambasadori aktual i Maqedonisë së Veriut në OKB.

Kjo ngjarje sot u përkujtua në komunën e Çairit me një akademi përkujtimore nën patronatin e kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“Të paharrueshme do të ngelën 6 dhe 7 nëntori i vitit 1992, sepse pikërisht në këto dy ditë ndodhi diçka e tmerrshme: u vranë shqiptarët e pafajshëm, u plagosën shqiptarët e pafajshëm, u torturuan brutalisht shqiptarët e pafajshëm, u burgosën shqiptarët e pafajshëm, kurse askush nuk u përgjigj për këtë krim ndaj atyre që ishin të pafajshëm. Dhe ky brutalitet ndodhi në Bit Pazarin e Shkupit Dardan, aty ku historikisht fryma ka qenë shqiptare.

31 vite më parë në dyert e shtëpive të tyre u vranë Safet Sejfullai, Shemsedin Ibrahimi dhe Sulejman Memishi dhe shumë të tjerë u plagosën – Rufadije Bytyqi, Ibrahim Livareka, Sali Morina, Muharrem Sahiti, Adnan Jusufi, Raif Dalipi, Raif Dardhishta, Jahi Sulejmani, Fariz Jusufi, Sali Neziri, Alim Azemi, Ruzhdi Aliovski, Ali Sejdiu dhe Fari Imeri. Dhe shumë të tjerë vuajtën burgjeve pa asnjë faj. Ne sonte bashkë me familjarët e të vrarëve e të plagosurve në ngjarjet e Bit Pazarit realizuam Akademinë Ngjarjet e Bit Pazarit të vitit 1992 ku edhe paralajmëruam se do të bëjmë çmos që kjo ngjarje mos të harrohet kurrë”, ka shkruar Visar Ganiu.

Në emër të familjarëve të viktimave të ngjarjeve të Bit Pazarit para të pranishmëve u drejtua Muhijedin Sejfullai, ndërsa për aspektin historik foli historiani Muzafer Rexhepi. Programi ishte i begatua me prozën e shkrimtarit Ramadan Zejneli, që u recitua nga artistja Valdeta Ismaili, si dhe kënga “Krisi pushka në Bit Pazar” në interpretim të Nexhat Sumës që ua kishte kushtuar pikërisht këtyre ngjarjeve në vitin 1992.

Në ngjarjet e Bit Pazarit në vitin 1992 u arrestuan dhe u torturuan rreth 250 shqiptarë, u bastisën shtëpi të lagjeve Gazibabë dhe Serovë, e u demoluan lokalet në Çarshi, ndërsa katër persona u vranë nga policia dhe 14 të tjerë mbetën me lëndime të rënda. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi

Kryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet parazgjedhore

kovacevski

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

besa

Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

kufi-bllace

Vikendi i zgjatur, shkakton kolona kilometërshe në kufirin e “Bllacës”

INFO

NA NDIQ