Koncerti i radhës i Demi Lovato në Kanada është anuluar.

0

Demi ishte paraparë të performonte të dielën më 29 korrik në Echo Beach në Kanada, mirëpo pas overdozës së saj një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Mysafir në këtë koncert ishte Jason Mraz, i cili ka lajmëruar për anulimin përmes një shkrimi në Twitter.

Përfaqësues të Live Nation Canada kanë bërë të ditur se biletat do të rimbursohen.

Demi aktualisht është në spital duke u rikuperuar pas overdozës me droga.