32-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

ina-online
ina-online

8 Shtator, 2023

Maqedonia e Veriut sot shënon 32 vjetorin e saj si shtet i pavarur që shpalli pavarësinë më 8 shtator të 1991 pas shkëputjes nga federata ish-jugosllave, pas mbajtjes së një referendumi popullor.

Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendum, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”, përcjell INA.

Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar 1991. Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator 1991 në Kuvendin e Maqedonisë.

Referendumi atëkohë u bojkotua nga shqiptarët, të pakënaqur me pozitën e tyre, dhe të cilët më 11 dhe 12 janar 1992 organizuan një referendum paralel për Autonomi Politiko Territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni.

Hap i ardhshëm me rëndësi në përforcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991. Hije në ngjarjet me të cilat u vendosën themelet e Maqedonisë së pavarur, hodhi bojkotimi i referendumit nga ana e një pjese të bashkësisë etnike shqiptare dhe mospërkrahja e Kushtetutës së re nga deputetët shqiptarë. Dhjetë vite më vonë Kushtetuta u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Shtetësinë e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë, pas çfarë pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnjë e Hercegovina.

Shteti u pavarësua monetarisht me vendosjen e denarit më 26 prill 1992, e më pas fitoi edhe Armatën e vet, e cila ditëlindjen e feston më 18 gusht.

Subjektiviteti ndërkombëtar-juridik i shtetit definitivisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të në Organizatën botërore. Megjithatë për shkak të kundërshtimeve dhe presioneve të Greqisë, për shkak të emrit, anëtarësimi në KB u bë nën referencën e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit me Greqinë ishte arritur më 17 qershor 2018, sipas së cilës vendi emërtohej si Maqedonia e Veriut.

Maqedonia e Veriut deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me mbi 170 shtete në botë.

Gjatë viteve të kaluara të pavarësisë Maqedonia e Veriut kaloi në një sërë problemesh dhe vështirësish, derisa më 30 mars 2020 u bë anëtarja e tridhjetë e NATO-s, kurse këtë vit edhe zyrtarisht nisi procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edi rama

Edi Rama: Pë herë të parë Shqipëria nuk linjëzohet me deklaratën e BE për dialogun Kosovë-Serbi

A9BAC27E-3B67-499A-BE55-F44D89B500B6

Kodi Penal, ulet dënimi për abuzim seksual me fëmijët

88F77E7E-BD4D-4755-8C1A-A70698D2E102

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Llogës për vendosje të grafës etnike në certifikatat e lindjes/vdekjes dhe ato martesore

gjimnazi Tetov-780x470

Komuna e Tetovës akuzon MASH-in: Mijëra nxënës ende nuk kanë libra

mickoski

Mickoski: Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do të merret seriozisht me hulumtimin e krimeve në vend

dimitar kovacevski

Lavdërohet kryeministri: Me një pagë mesatare prej 37.000 denarëve dhe një pagë minimale prej 21.000 denarëve, mund të mbulohet shporta e konsumit

policia kosoves terroristet veri

Lirohen katër të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

8525710B-2B1C-4019-A336-2EA5EAD280CF

Shqipëria nuk mbështet deklaratën e Borrellit, qëndron krah Kosovës

arm-uniforma-600x360

Buxheti i mbrojtjes do të shkurtohet për modernizimin e ushtrisë, do të bëhen shkurtime në mobilje, udhëtime, ngrohje

INFO

NA NDIQ