Kapen 3250 pako cigaresh në furgonin special me targa gjermane në vendkalimin e Preshevës (FOTO)

0

Në hyrje të kalimit kufitar të Preshevës, doganierët konfiskuan 3,250 paketa cigaresh të kontrabanduara në dyshemenë e dyfishtë të furgonit.

Kur automjeti me targa gjermane arriti për kontroll, një shtetas rus i cili po drejtonte i tha të doganierëve se ai nuk kishte asgjë për të deklaruar.

Megjithatë, doganierët pas kontrollimit të detajuar gjetën një bunker të mbushur me cigare “pal mal” me pulla të akcizës maqedonase.

Cigaret e konfiskuara, me vlerë gati 4,000 euro, dhe furgoni u mbajtën përkohësisht deri në përfundimin e procedimeve kundër shoferit./presheva.com/