Haradinaj – SBASHK’ut: S’mund t’ua rrisim më shumë pagat, nesër nisjani mësimit

0

34Haradinaj – SBASHK’ut: S’mund t’ua rrisim më shumë pagat, nesër nisjani mësimit
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje sërish mësimdhënësve që nga nesër të rifillojnë procesin mësimor, pasi sipas tij nuk ka mundësi që të rritën më shumë pagat për ta.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që nga nesër të rifillojnë procesin mësimor, pasi sipas tij nuk ka mundësi që të rritën më shumë pagat për ta.

Kreu i Qeverisë teksa ka folur për grevën e SBASHK-ut, tha se nëse do të ishte në vullnetin e tij, do t’ua rriste mësimdhënësve pagat edhe më shumë, por se sipas tij, kaq kanë qenë mundësitë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Haradinaj kishte bërë të ditur se do të ketë rritje rreth 20 milionë euro për pagat e mësimdhënësve, megjithatë, SBASHK-u nuk e ka ndërprerë grevën