35 vjet nga protesta gjithëpopullore kumanovare në mbrojtje të shkollës shqipe

Picture of ina-online
ina-online

29/08/2023

shkruan: Destan Hajdini

Kush e harron të kaluarën rrezikon ti përsëritet

Sot 35 vite më parë u bë protesta gjiithëpopullore në Kumanovë, përmes së cilës u demonstrua papajtueshmëria dhè revolta kundër masave antishqiptare si rrënimi i mureve dhe objekteve, mbyllja e paraleleve të shkollave të mesme në gjuhen shqipe, përjashtimin e kuadrit arsimor nga puna etj.

Politika antishqiptare intensifikohej në vazhdimësi e veçanërisht pas ngjarjeve revolucionare të vitit 1981 me kērkesen për Republikë në kuadër të RSFJ-së. Në vend që të pranohet nji kërkesë e tillë e drejtë dhe legjitime ,pushteti përdori dhunē duke vrarë e gjymtuar qindra protestues. Pas kësaj ngjarje, përndjekjet, burgosjet, vrasjet e shqiptarëve nuk ishin më lajm, sepse ishin të përditëshme dhe sipas nji statistike çdo i treti shqiptar kishte kaluar nëpēr Duarte e UDB-së. E gjithë kjo bëhej siç e quanin qarqet nacional-shoveniste serbo maqedono malazeze kundër ” nacionalizmit dhe iredentizmit shqiptar”.

Strukturat e pushtetit të athershëm në Shkup ushqeheshin me pplitikën nacional shoveniste serve, e cile buronte nga elaboratet e shumta për dëbimin dhe zhdukjen e shqiptarëve nga këto hapësira, duke filluar nga ai i Garashaninit për të vazhduar në atë të Çubrilloviçit e Andriçit dhe me vullnet kishin pranuar që Shkupi tē shndërrohet në laborator të Beogradit për eksperimentimin e masave antishqiptare. Sa here që masat pranoheshin pa ndonji reziztencë të fuqishme, vazhdonin ti shtrinin në Prishtinë. Ato pak të drejta si qytetarë të rendit të fundit, shqiptarëve ua merrnin dhe kështu diskriminimi e pabarazia trashej ditë e më tepër. Në këtë kontekst printe politika nacional shoveniste dhe hegjemoniste serbe, por edhe ajo maqedone I shkonte hap pas hapi.

Viti 1981 në Maqedoni karakterizohet : me përjashtime nga puna tē shqiptarëve edhe pse ishin numër shumë i vogël të zënë në punë, të rralla ishin ato familje që kishin nji të punësuar, me burgosje kryesishtë të intelektualëve, studentēve, nxënësëve dhe punētorëve.
Vendimi për zbatimin e gjysëm gjuhësisë ( të cilin kishte dëshirë pushteti antishqiptar ta quante dygjuhësi) hasi në rezistencë te arsimtarët dhe nxënësit e shkollës së mesme në Kumanovë. Për pasojë disa arsimtarë dhe nxënës u përjashtuan nga puna dhe procesi edukativo arsimor, u burgosen dhe u dënuan me shumë vite. Organet e pushtetit dhe të gjimnazit nuk e patën shumë problem që të gjejnë zavendësues që pa hamendje dhe pa brejtje të ndërgjegjes u inkorporuan duke i pranuar masat e përmendura.

Pushteti nuk ndalonte me masa në sfera të ndryshme, u hoq e drejta e pagëzimit të fëmijëve me emra shqip, e përdorimit të toponimeve dhe përfaqësuesit e shqiptarëve në institucionet e pushtetit dhe organet e partisë ” as gëk as mëk” nuk bënin, ishin të servilosur dhe shndërruar në sahanlēpirës, madje disa prej tyre edhe prinin në luftën kundër shqiptarëve me të vermin motiv mos po ua hedhnin ndonji kockë.

29 gusht 1988

Mbledhjet e shumta në shkollë, në organet komunale, në at federative e republikane të shoqëruara edhe me peticione kundër masave për mohimin e të drejtës së shkollimit në gjuhën shqipe nuk dhanë rezultate.

Organet komunale të udhëhequra nga Toodor Çushkarovski kryetar i KK të LK Kumanovës kishin zhvilluar nji fushatë në të gjitha bashkësitë lokale të shqiptarëve ( mbi 30 soshë) dhe nuk kishin arritur ti bindnin se ēshtë e drejtë tu ndërpritet rrita nxënësëve shqiptarë . Sigurishtë se ndikim te popullata kishte resistenca e nji grupi të arsimtarëve dhe nxënësëve në shkollën e mesme Teknike.

Ishin edhe disa kolegë prej paraleleve të shkollave tjera si gjimnazi, tekstilit, ekonomisë e bujqësisë që iu bashkangjitën kësaj rezistence.
Pushteti komunal me qëllim që ti detyrojë prindërit ti pranojnë këto masa kishin ftuar mbledhje me 29 gusht në të cilën do të merrnin pjesë të gjitha strukturat e pushtetit komunal, përfaqësues nga pushteti qendrror dhe rreth 300 përfaqësues shqiptarë 150 të caktuar nga pushteti dhe të tjerët me propozim tē popullatës. Koha dhe vendi i mbledhjes ishin paralajmëruar përmes mjeteve të informimit. Kjo ndikoi mjaftë që popullata ti drejtohet vendit ku mbahej mbledhja, që edhe prej jashtë të ua bëjnë me dive se nuk pajtohen me ato masa.

Ata prisnin përgjigje pozitive në kērkesat veta legjitime, e drejta e shkollimit në gjuhën amtare dhe kthimin e profesorēve të larguar nga puna.

Ngritja e zërit kundër padrejtësive bëri që tē thyhet heshtja disavjeçare. Prandaj mund të konstatohet se kjo demonstratë shënon fillimin e fundit të të quajturës RSFJ, e cila ishte shdërruar në pronë të hegjemonizmit seb.

Brutaliteti i policisë i manifestuar përmes përdorimit të dhunës me qëllim jo vetëm të shpērndarjes së protestuesëve por mbi të gjitha zbrazjen e urrejtjes patologjike ndaj nesh të orkestruar nga pushtetmbajtësit për ta përforcuar identitetin nacional ( në pamundësi që ta bëjnë atë përmes të arriturave shkencore, kulturore, historike etj).

Kjo dhunë depërtoi në opinionin e jashtëm si produkt dhe dëshmi e nji etnikumi i quajtur maqedon.

Shumë shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive u arrestuan, u dënuan ( mbi katërqind veta morën mijëra vite burg, për shkak të kërkesës për të drejta elementare që i kishin edhe me kushtetutën në fuqi. Kishte edhe shumë të përndjekur dhe të dënuar në mungesë, si shembull po e paraqes denimin e Gjykatës së Qarkut të Shkupit në K. nr. 53/89 e 19.09.1989 ”

Materialet i dorëzohen personit Destan Ajdini nga Kumanova, i cili është në arrati dhe i dënuar në mungesë për vepër penale propaganda armiqësore.

Vendimi i nënshkruar nga gjykatësi Vasil Petkovski”. Këto masa dhe kontradiktat që prodhonin, solli te shkatrrimi i Jugosllavisë, sepse po bëhej nji burg pēr të gjithë popujtë joserb. Ndodhi që ajo tē shembet dhe shumë popuj të pavarësohen, por jo edhe ne dhe kjo solli domosdoshmërishtë te luftërat në Kosova, Serbi e Maqedoni. Me përjashtim të Kosovēs pozita jonë mbetet përt tu dëshiruar të jetë e barabartë. Gjatë këtyre viteve kanë ndodhur paradokse te shqiptarēt në Maqedoni. Janë themeluar tre universitete, por ende nuk kanë arritur ta pavarësojnë shkollimin e mesëm, kështu që ende p.sh. nxënësit e ekonomisë vazhdojnë të jenë filialë e Pero Nakovit, ajo e teknikës filiallë e Nace Bugjonit.

Porosia

Kjo ngjarje është kujtuar dhe shënuar disa herë në përvjetorë, si 20 vjetori me nji tubim të madhë në të cilin u evokuan zhvillimet e kohës dhe u kujtuan protagonistët. Pastaj u shënua edhe 30 vjetori me nji tubim, i cili për ironi u mbajtë në sallën ku shte mbajtur mbledhja e 29 gushtit 1988. Në të organizatori( në mesin e tyre ishte një apo mē tepër që kishin bērë përpjekje ta pengonin protestën dhe të cilët u kishin bërë shërbim UDB- së në identifikimin e pjesëmarrësëve).

Në këtë tubim, ky person i dyshuar ( sipas dëshmive të protestuesve) të burgosurve të kohës u kishte shpërndarë mirënjohje dhe dekorata, i cili jo vetëm nuk ishte pjesëmarrës i protestës, por edhe kishte luajtur rol negativ.

Prandaj kujtoj se para mirënjohjeve dhe dekoratave është dashur të bëhej nji peticion nga i cili do të kërkonin dëmshpërblim për të gjithë ata të dënuar dhe të përjashtuar nga puna, të përndjekurve, të dënuarve në mungesë e tj.
Të distancohen dhe të marrin masa kundër akterëve si Sava Klimovski, Todor Çushkarski dhe të gjithë të tjereve .
Kjo do të ishte nji satifaksion i vogël për të gjithë ata që ishin objekt i veprimit të nacional shovenistëve maqedonas.
Për fund,  përfaqësuesit politikë dhe institucional duhet të merren me këtë çështje, në nënyrë që të mos përsēriten situata të kësaj natyre apo të ngjajshme.

TË FUNDIT
3 orë
Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe
5 orë
Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë
6 orë
Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup
8 orë
Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë
10 orë
Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

ME TE LEXUARA

12 orë
Taravari: Ahmeti di të veprojë si opozitar i vërtetë
11 orë
Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!
11 orë
Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave
10 orë
Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion
19 orë
Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius
8 orë
Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë
17 orë
Tre rezolutat e miratuara nga Mbledhja e përgjithshme e BDI-së me preambulë

LEXO MË SHUMË

IMG_4368

Granit Osmani është caktuar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe

herol-750x896

Herolind Sakipi, drejtor i ri i ISHP Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë

IMG_4366

Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup

arben taravari kumanove

Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë

Ali Ahmeti fronti

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

IMG_4361

Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

IMG_4360

Taravari: Ahmeti di të veprojë si opozitar i vërtetë

IMG_4359

Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë”

INFO

NA NDIQ