350 viktima në Izrael dhe 313 në Gaza – Luftimet vijojnë në tetë pika kyçe

Picture of ina-online
ina-online

08/10/2023

Një natë nën zhurmën e shpërthimeve raketore ka qenë ajo në Gaza, pas inkursionit të organizuar nga militantët e grupimit terrorist Hamas, të cilët i shkaktuan Izraelit një prej disfatave më të mëdha në historinë e mbrojtjes së vendit.

Bilanc tragjik është ai i 24 orëve të para, ku 350 persona të paktën kanë mbetur të vrarë në Izrael, me mijëra të plagosur dhe nga ana tjetër, 313 palestinezë kanë gjetur vdekjen prej arkëtimeve izraelite, me mbi 1 mijë e 800 të plagosur, të cilët kanë tejmbushur spitalet.

Ushtria e Izraelit e ka bërë të qartë se ka ndërmend të zhvillojë një sulm si asnjëherë më parë në Rripin e Gazës dhe u ka kërkuar civilëve të largohen sa më parë.

Teksa ka njoftuar edhe se ka vrarë 400 militantë palestinezë, si edhe ka marrë peng disa të tjerë.

Raketimet gjithsesi nuk janë ndalur në asnjë çast gjatë gjithë natës e ato madje janë shtrirë edhe në Liban, për të goditur qendra të grupimit ekstremist Hamas.

Luftimet e ashpra njëkohësisht po zhvillohen në tetë pika kyçe në gjithë Izraelin jugor.

Tanket ushtarake po ashtu janë nisur drejt jugut, për të ndihmuar në luftime.

Nga ekspertët, paralajmërohet se rreziku është ai i një lufte që do të zgjasë muaj.

Një tjetër vatër konflikti të përshkallëzuar në botë kështu, pas rikthimit të luftës në kontinentin e vjetër vitin e shkuar, me agresionin rus në Ukrainë.

Vetë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendin e tij e pret një luftë “e gjatë dhe e vështirë”.

Një turbullim tërësor i ka kapluar mendjen e të gjithëve në Lindjen e Mesme, pasi nuk e besonin se me aq lehtësi, Hamasi (pa u pikasur më parë) do të godiste shtetin hebre.

Mbi supet e civilëve vuajtja është shtrirë edhe te pengjet e luftës tashmë, ku janë raportuar të rrëmbyer gra, fëmijë, të moshuar, ushtarë e policë. Numri i saktë i tyre – i pacaktuar.

Megjithatë, kundërofensiva izraelite ka marrë jetë nën etiketimin e operacionit anti-terror “Swords of Iron” dhe disa pika kontrolli janë rimarrë, përfshi edhe një stacion policie, ku Hamasi kishte hyrë.

Për çastin, nga Izraeli bëhet me dije se vetëm infrastruktura kyçe të Hamasit janë goditur. Teksa, raketimet në Liban, janë justifikuar me faktin se grupimi tjetër radikal, Hezbollah, ka lëshuar predha në drejtim të Tel Avivit, duke përshëndetur edhe inkursionin e Hamasit në territor izraelit.

Çfarë ndodhi?

Militantët e Hamasit hynë në territorin izraelit mëngjesin e 7 tetorit, pas një shiu të vërtetë raketash hedhur mbi shtetin hebre – rreth 7 mijë siç pretendohet nga drejtuesit e grupimit terrorist.

Pamjet bënë menjëherë xhiron e rrjetit dhe u vu re se ishte një mësymje e plotë në rajonet jugore.

Video të personave të vrarë qarkullonin kudo në platformat online.

Grupimi terrorist Hamas mori menjëherë përgjegjësinë e plotë mbi zhvillimet. Operacioni i tyre ishte i qartë: rimarrja e kontrollit në Xhaminë Al-Aqsa dhe operacioni u quajt “Al-Aqsa Flood”.

Njoftimin për shtyp e ka bërë publik kreu i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniya.

Këto fjalë shkruhen në të:

Armiku që rrethon Gazën, ka planifikuar ta befasojë atë dhe të përshkallëzojë agresionin kundër popullit tonë në Rripin e Gazës, përveç zgjidhjes dhe agresionit që vazhdon çdo moment në Bregun Perëndimor, i cili kërkon të çrrënjosë popullin tonë dhe t’i dëbojë ata nga toka e tyre.

Kërkon të çrrnjosë krimet e okupimit kundër popullit tonë në vitet 1948, pasi ai qëndron pas të gjitha operacioneve të vrasjeve dhe atentateve atje, dhe vazhdimi i pushtimit për të mbajtur të burgosurit tanë për dekada dhe duke refuzuar marrëveshjet kur ai ri-arrestoi të çliruarit nga marrëveshje shkëmbimi.

Për të gjitha këto, ne po zhvillojmë një betejë nderi, qëndrese dhe dinjiteti për të mbrojtur Al-Aqsa, nën titullin e shpallur nga Vëllai i Përgjithshëm, Komandanti Abu Khaled Al-Deif, “Al-Aqsa Flood”.

Kjo “përmbytje” filloi në Gaza dhe do të shtrihet në Bregun Perëndimor dhe jashtë saj, dhe çdo vend ku populli dhe kombi ynë janë të pranishëm.

Lufta, kështu, u ndez…dhe vijon! /Albanianpost.com

TË FUNDIT
1 orë
Siljanovska pret që përbërja e re qeveritare të punojë në përputhje me interesin kombëtar maqedonas dhe në interes të qytetarëve
4 orë
Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin
5 orë
Taravari e mori detyrën si ministër, menjëherë takoi kirurgët...
5 orë
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
7 orë
Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë

ME TE LEXUARA

1 ditë
80 vjetori i gjenocidit ndaj çamëve shënohet edhe në RMV
20 orë
Kasami: Ndryshimi erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi
1 orë
Siljanovska pret që përbërja e re qeveritare të punojë në përputhje me interesin kombëtar maqedonas dhe në interes të qytetarëve
1 ditë
Deri në mesnatë pritet votimi i Qeverisë së re
20 orë
Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut
1 ditë
DASH: Pozicioni i Mickoskit është në përputhje me Prespën
12 orë
Ministrat e BE-së takohen sot në Luksemburg me kryediplomatët e gjashtëshes ballkanike
1 ditë
Taravari para votimit të Qeverisë: Këto janë zotimet tona!

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240624-183025~2

Siljanovska pret që përbërja e re qeveritare të punojë në përputhje me interesin kombëtar maqedonas dhe në interes të qytetarëve

Angela Ageler

Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin

FB_IMG_1719231583046

Taravari e mori detyrën si ministër, menjëherë takoi kirurgët…

derivate nafta dizeli benzin

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

taravari ilir

Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë

xhaferi mickovski]

Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit

Mickoski

Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

kombetarja

Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë

biden-trump

Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?

INFO

NA NDIQ