365 ditët e Zaevit, të varfërit janë edhe më të pashpresë

Një vit më parë shumë qytetarë të Maqedonisë kishin shpresën se qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev do të hap një perspektivë të re për vendi, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Sot, pas një viti nga votimi garniturës së re qeveritare, nuk shihet ndonjë entuziazëm te popullata, e cila  shpresonte rritje pagash e ulje çmimesh.

Nuk ka rritje pagash prej 500 euro, s’ka pensione sociale e rritje të asistencës për familjet skamnore. Qytetarët vazhdojnë të presin, sikur kanë pritur që nga pavarësimi i Maqedonisë dhe ndarja nga Federata Jugosllave.

Të vetmen gjë që e vërejnë është një frymë e re në raportet ndëretnike dhe ndërfqinjësore, por pa ndonjë rezultatë konkretë- vetëm simbolik.

Me arrjen e Zaevit nuk duhet është e vendosur kriteri i meritorkacisë dhe vlerave njerëzore.

Sikur më parë, libreza partiake vazhdon të vlejë më shumë se diploma universitare. Mungesa e cilësisë në qeverisë po humb  shpresën dhe po shtynë të rinjtë të bëjnë gati valixhet për një fillim të ri në Evropën Perëndimore.

Mjekë, inxhinier, dhe shumë të rinjë të profesioneve të lira, për cdo ditë presin biletat e autobusit për të filluar punë në Gjermani.

Në politikën e jashtme vërehet një përmirësim i raporteve dhe një vullnet për ti zgjidhur kontestet e hapura me Bullgarinë e Greqisë, ndërsa me Kosovën dhe Shqipërinë Zaev është treguar mjaftë miqësorë.

Por, edhe në këtë drejtim akoma nuk kemi ndonjë rezultat konkret që do të përshpejtonte anëtarësimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

Maqedonia vazhdon të vend numëroj, derisha pushteti ri vazhdon të zhytet në borxhe të jatshme e të brendshme. Në anën tjetër, janë shtuar mekanizmat për ti vjelur paratë e qytetarëve përmes taksave.

S’ka fabrika të reja, apo investitor, vetëm rritje çmimesh që po rëndojnë mbi kurrizin e qytetarit të varfër. (ina-online.net)