39-vjeçari në Gjilan vdes pasi e zuri lisi

Një 30-vjeçar ka vdekur pasditen e sotme në fshatin Burincë e Gjilanit pas lëndimeve të marra nga rrëzimi i një lisi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftomë se sot me datën 09.08.2022 rreth orës 16:53 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i Kosovës (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaçanikut ishte duke prerë drunj, në një moment një lis e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë ai.\

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Nga lëndimet e marra rreth orës 18:00 mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për t’u marrë me rastin. Me urdhër të prokurorit të shtetit kufoma do të dërgohet në IML”.

Hashani ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale. /telegrafi