39 vjeçari nga Shkupi ndërron jetë nga koronavirusi

Koronavirusi po vazhdon të merr jetë të të rinjve në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të fundit të institucioneve shëndetësore dje ka ndërruar jetë edhe një pacient i moshës 39 vjeçare. Deri tani nuk bëhet e ditur se i ndjeri a ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore, përcjell INA.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 10 veta. Drejtoresha e Klinikës Infektive, dr.Milena Stefanoviq ka theksuar për Telma se në klinikë ka edhe pacientë të rinj, të cilët po përballen me virusin. (INA)