Katër muaj nga tragjedia në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetët katërmbëdhjetë persona, shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta. Prokuroria nuk ka hapur hetim ende, me pretekstin se pret kthimin e raportit të ekspertëve gjermanë, rrjedhimisht s’ka as përgjegjësi për rastin.
Pavarësisht se spitali modular i shkrumbuar tashmë nuk është objekt hetimi, nuk është marr asnjë hap për pastrimin e terrenit. Gërmadhat që la pas zjarri kujtojnë për çdo ditë ngjarjen e trishtë tetovarëve, nënvizon kronika e TV Alsat.