4 turistë rusë gjenden të vdekur në saunën e një hoteli në Shqipëri (VIDEO)

Katër shtetas rusë, që kishin ardhur në Shqipëri për turizëm janë gjetur të vdekur në ambientet e saunës të një hoteli në Qerret të Kavajës.

Turistët, 2 burra e dy gra të moshës, 31, 37, 58 dhe 60 vjeç janë gjetur të asfiksuar brenda saunës rreth orës 22:00 të 16 tetorit 2021.

Tre prej viktimave kanë të njëjtin mbiemër e mendohet se ata kanë lidhje familjare.

Viktimat janë identifikuar si
Natalia Burenkova, 58 vjeçe,
Sergei Burenkova, 60 vjeç,
Nikita Belousov, 37 vjeç
Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Ambasada ruse është njoftuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mbrëmje në një hotel në Qerret të Kavajës.

Policia po merr në pyetje turistët e tjerë rusë që ndodhen në hotel dhe personelin për të mësuar mës shumë për rrethanat e ngjarjes.

Fillimisht turistët kanë vënë re mungesën e tyrë dhe më pas kanë kontrolluar dhe i kanë gjetur të asfiksuar në sauna./OraNews