42 vjeçarja feston me daulle divorcimin nga bashkëshorti (Video)

Ashtu siç u martua, festoi edhe divorcin. Çilem Ulkerler, 42 vjeçe nga Adanaja në Turqi pasi përfundoi procesin gjyqësor me bashkëshortin bëri festë në lagje me daulle.

E quan fitore ndarjen pas një procesi dy vjeçar ndaj vendosi që të thirrte daullexhin, mblodhi shoqërinë dhe gëzuan së bashku këtë moment.

Arrestohet pasi tentoi të kalojë ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi dhe të kontrabandojë derivate të naftës.

Kjo habiti banorë të tjerë të qytetit por edhe vetë daullexhiun i cili thotë se është hera e parë që e thërrasin një festë divorci.

42-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve ndërsa ishte e martuar prej 18 vitesh. Dhuna dhe problemet ekonomike thonë se e çuan drejt divorcit.