Një video e një zogu që mbante një peshkaqen doli të jetë jo e vërtetë

0

Nuk ishte peshkaqen, ishte skumbri spanjoll.

Në një video e cila ka javë që qarkullon në rrjetet sociale ku shfaqet një lloj i zogut i cili është duke fluturuar duke mbajtur një peshkaqen, është e pavërtetë, transmeton lajmi.net.

Një pamje tjetër tregoi që ajo nuk ishte një peshkaqen por ishte skumbri spanjoll. Pra zogu nuk po mbante peshkaqenin e vogël.

Këtë e konfirmoi studiuesi i peshkaqenëve në Massachusetts, John Chisholm se zogu është një fajkua i detit dhe vakti i tij nuk ishte një peshkaqen, por një skumbri spanjoll.

Ai tha gjithashtu që kanë ndodhur mjaft gjëra në vitin 2020, dhe njerëzit mund të presin që një zog të mbaj një peshkaqen në kthetrat e tij. /Lajmi.net