5 muaj nga aksidenti në Llaskarcë, ende s’ka filluar gjykimi për të akuzuarit

0

Sot mbushen 5 muaj nga aksidenti tragjik në Llaskarcë në të cilin humbën jetën 16 persona dhe rreth 40 të tjerë u plagosën. Javën e kaluar, Prokuroria e ka dorëzuar akuzën në Gjykatën Penale, ndërkaq gjykimi ende nuk ka filluar, njofton Portalb.mk.

Portalb.mk, jozyrtarisht mëson që gjykimi për të akuzuarit për aksidentin në Llaskracë pritet të fillojë pas mbarimit të pushimeve, gjegjësisht pas gushtit.

Për aksidentit tragjik, Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave të dyshuar që kanë kryer vepra penale kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion. Janë të përfshirë dy udhëheqës të kompanisë, tre punonjës së stacionit të kontrollit teknik dhe vozitësi.

Duke e vlerësuar se mund të ekzistojë rrezik nga arratia, PTHP-ja njoftoi se deri te Gjykata Penale në Shkup ka dorëzuar edhe propozim të veçantë që gjatë të akuzuarve, të cilët për momentin gjenden në arrest shtëpiak, t’iu parashtrohet masë e paraburgimit.

Dy udhëheqësit e kompanisë akuzohen se kanë kryer veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion nga neni 300, paragrafi 2 në lidhje me nenin 297, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Tre presona të tjerë, të punësuar në stacionin për kontroll teknik akuzohen për veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion nga neni 300, paragrafi 2 në lidhje me nenin 299, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Në aktakuzë janë përfshirë edhe vozitësi i autobusit, i cili më 13 shkurt 2019 akuzohet se e ka kryer veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion nga neni 300, paragrafi 2 në lidhje me nenin 297, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Në lidhje me aksidentin, PTHP Shkup ka parashtruar aktakuzë kundër një personi i cili ngarkohet se ka kryer veprën penale – kryerje të punës në mënyrë të papërgjegjshme nga neni 353 paragrafi 4 nga Kodi Penal.

Si ka ndodhur rasti?

Nga PTHP-ja kanë sqaruar detajet në lidhje me rastin dhe shkaqet e aksidentit të autobusit “Durmo Turs”. Nga atje thonë se gjatë periudhës prej 2 korrik 2018 – 13 shkurt 2019, gjegjësisht për 8 muaj, transportuesi nuk iu është përmbajtur rrjetit të transportit dhe ndaj shkresave për siguri të autobusit transportues për transport publik masiv.

“Edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm se mund të ketë pasoja, kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e personave të cilët janë transportuar me autobus në ditën kritike në relacionin Shkup –Gostivar. Konkretisht, pronari i kompanisë transportuese ka poseduar certifikatë për kompetencë profesionale në komunikacionin rrugor, si kusht për të marrë licencën për kryer të transportit të udhëtarëve”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Përveç kësaj, siç thuhet në kumtesën e PTHP-së, transportuesi edhe pse ka qenë i obliguar nuk ka realizuar edhe aktivitetet siç vijojnë më poshtë:

– Nuk ka realizuar kontrolle për përmbushje të kushteve të parashtruara për punë të vozitësve dhe të kontrollit teknik të veturave, me çka ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për siguri në transportin rrugor.
– Nuk a ka realizuar kontroll ndaj punës së tërësishme të transportuesit.
–  Nuk i ka njoftuar vozitësit për të respektuar dispozitat e Ligjit për orarin e punës të punonjësve mobil në komunikacionin rrugor.
– Nuk ka siguruar regjistrim të rregullt të të dhënave të takometrit dhe nuk ka mbajtur evidencë dhe vlerësim se si është menaxhuar vetura nga secili vozitës.
– Nuk ka mbajtur evidencë adekuate për servisimin e autobusëve gjatë orarit të punës, pauzat dhe pushimet e vozitësve, kurse vozitësit kanë qenë të lënë vetë që ta organizojnë udhëtimin dhe të mbajnë llogari për obligimet që janë detyrim për personin përgjegjës për transportin.
– Nuk ka ndërmarrë aktivitete për servisim të pjesëve kryesore të sistemit të frenimit.

“I akuzuari udhëheqës i rrjetit të transportit, sërish, ka dhënë udhëzime për vozitësit se ku t’i dërgojnë autobusët që të realizohet manipulim i takometrit, me qëllim që t’i ikin dënimeve gjatë shkeljeve në komunikacion”, thuhet në kumtesë, ku si lëshim theksohet edhe dhënia me menaxhim të pronësisë së kompanisë një personi tjerë, i cili nuk ka poseduar certifikatë.

Përndryshe, nga aksidenti atë ditë ndërruan jetë 15 persona ndërkaq u lënduan 38 të tjerë. Një muaj pas, u shënua edhe viktima 16-të.