5 shtetas të Maqedonisë së Veriut presin që të evakuohen nga Gaza, njofton ambasadori Sadiku

INA
INA

24/10/2023

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut po përpiqen të evakuojnë 5 shtetas tanë nga Gaza-një çift dhe një baba me dy fëmijë, njoftoi sot ambasadori jonë i ardhshëm në Izrael, Shpend Sadiku, përcjell TV21. Sadiku gjatë prezantimit të platformës së tij diplomatike në Kuvend tha se Shtabi i Krizës po përpiqet që të largojë shtetasit tanë, por që gjithçka varet nga hapja e pikës kufitare.

“Këtë po e bëjmë çdo ditë. Ishin dy – një çift i martuar, ndërsa numri i fundit është pesë. Një baba dhe dy fëmijë të vegjël. Një pjesë e shtabit të krizës tani është përqendruar në Gaza në përpjekje për të nxjerrë jashtë ata pesë persona. Ajo që është e pamundur të ndikojmë është vendimi se kur do të hapet kufiri. Ky vendim varet nga Egjipti dhe pjesërisht nga Izraeli. Ne jemi në komunikim të përditshëm me të ngarkuarin tonë me punë në Kajro, Elma, dhe me Maçey në Tel Aviv, por edhe me qytetarët tanë”, tha Sadiku duke shtuar se dy fëmijët nuk kanë pasaportë, dhe se të njëjtëve iu është siguruar mjet udhëtimi, ndërsa nëna e fëmijëve është palestineze, të cilës i është dhënë vizë, por varet nga autoritetet egjiptiane nëse do ta lëshojnë që të kalojë kufirin./tv21.tv

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

Naim Murseli Liridon

Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

granit plavaa

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt, ka tentuar dhe vetëvrasjen

radojcic milan

Ngrihet alarmi pas urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit/ Ky mund të jetë plani i Serbisë!

mickoski gerqec

LSDM: Skandal i ri, Mickoski në të njëjtën tavolinë me të arrestuarin për trafikim të 32 kilogramëve drogë nga Gërçeci

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit

oliver spasovski

Spasovski: Inspektorët do të mbajnë përgjegjësi nëse vërtetohet se kanë shpërndarë informacione për vrasjen e Vanjës

aksident kosove

14 automjete të përfshira në aksidentin në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

biden trump

Trump: Biden është kërcënimi i vërtetë për demokracinë, jo unë

INFO

NA NDIQ