Maqedonia e Veriut në raportin ndërmjet importit dhe eksportit, vetëm për katër muaj ka regjistruar deficit tregtar në vlerë prej 828 573 000 euro, pasi me shumicën e shteteve më shumë importon sesa eksporton mallra.
“Në janar – prill 2023, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Gjermania në Maqedoninë e Veriut ka sjellë mallra në vlerë prej 21 697 074 000 denarë, ndërsa ka Maqedonia aty ka dërguar 78 722 430 000 denarë.
Raport pozitiv ka edhe me Hungarinë, Kosovën, Belgjikën, Çekinë dhe Spanjën.
Për katër muaj, Maqedonia e Veriut ka eksportuar mallra në vlerë prej 2 787 049 000 euro, ndërsa ka importuar 3 615 622 000 euro, duke shënuar rritje të eksporteve dhe ulje të importeve.