5 ushqimet e stinës që ulin tensionin e lartë të gjakut më shpejt se medikamentet

0

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Vlerat normale të presionit arterial duhet të jenë 120/ 80 mmHg, ndërkohë që çdo vlerë mbi 140 konsiderohet si hipertension apo presion i lartë gjaku. Hipertensioni jo rrallëherë jep komplikacione që mund të jenë dhe fatale për pacientin, me dëmtim të muskulit të zemrës, hemorragji cerebrale, dëmtim të veshkave, zgjerim të aortës etj, ndërkohë që thekson rëndësinë e parandalimit.

Shenjat më të shpeshta të tensionit, që edhe i nënvlerësojnë, janë: Dhimbja e kokës, diskomfort në kraharor, që mund të shoqërohet dhe me mpirje të krahu të majtë, mund të kenë ndjesinë e të vjellit, skuqje të fytyrës, afsh i nxehtë, dhimbje gjoksi që mund ta ngatërrojë dhe me sëmundjen e arterieve koronare etj. Disa nga shkaqet kryesore të zhvillimit të tensionit të lartë të gjakut janë konsumimi i tepërt i kripës, të qenët mbipeshë, abuzimi me alkoolin etj. Tensioni mund të ulet duke bërë ndryshime në dietë dhe mënyrën e jetesës, si dhe duke marrë mjekime. Këto janë 5 ushqimet verore që duhet të provoni për të ulur tensionin e gjakut.

Frutat e pyllit- Luleshtrydhet, boronicat dhe manaferrat mund t’ju ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Ato janë të pasura në flavanoide, substanca këto që relaksojnë enët e gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Avokado- Një zgjedhje e mirë për luftimin e tensionit të lartë të gjakut! Avokado është i pasur në kalium, një mineral kyç që ndihmon veshkat të filtrojnë lëngjet nga gjaku, duke ulur kështu presionin e gjakut.

Selino- Selinoja përmban kimikatet ftalate, që mund të relaksojnë muret arteriale, duke ulur kështu tensionin e gjakut.

Koriandra- Kjo erëz gjithashtu ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Ajo ka edhe veti diuretike në trup, prandaj mund të ndihmojë njerëzit të cilët vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Perimet jeshile- Jeshillëqet rrisin nivelet e magnezit, duke ndihmuar kështu në luftimin e tensionit të lartë të gjakut. Përveç konsumimit të këtyre ushqimeve, duhet të bëni edhe ndryshime të tjera në mënyrën e jetesës për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut, si të kryeni aktivitet fizik më shpesh dhe të shmangni ushqimet me përmbajtje të lartë në kripë.

Komentet

komentet