5 vendet me rezervat më të mëdha të arit në botë

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/01/2023

Për 5.000 vjet, ari ka dëshmuar statusin e tij si ruajtja e fundit e vlerës. Investitorët e sotëm nxitojnë për të blerë metalin e çmuar. Vendin e parë me rezervat më të mëdha të arit e zë SHBA me 8.407 ton, më pas Gjermania, Italia, Franca dhe në vendin e 5 Rusia.

Në galerinë ju sjellim 5 vendet me rezervat më të mëdha të arit.

5-Rusia

Banka Qendrore e Rusisë në gjashtë vitet e fundit ka bërë blerje të mëdha të arit. Në 2017, Rusia hoqi Kinën nga lista e 5 vendeve me rezervat më të mëdha të arit. Viten e kaluar Rusia u bë blerësi kryesor i arit në botë me blerje neto 651.5 ton metrikë. Në muajin shkurt Banka Qendrore Ruse rriti grumbullimin e metaleve të çmuara në 2.149 ton.

4-Franca

Parisi thuhet se zotëron 2,518 ton metal të çmuar, i cili përbën rreth 60 për qind të të gjitha rezervave valutore të Francës. Politikania francez Marine Le Pen, ka kërkuar vazhdimisht rritjen e shitjes së arit të kombit, si dhe riatdhesimin e të gjitha shufrave të Francës që mbahen nga shtete të huaja.

3-Italia

Me 2.534 ton ari në arkën e saj, Italia zbriti në vendin e tretë. Shuma përbën rreth 70 për qind të rezervave valutore të vendit. Sipas politikës së ndjekur nga Banka e Italisë, ari është investimi më i sigurt në kohën e trazirave ekonomike dhe mbrojtje ndaj luhatshmërisë së dollarit amerikan.

2-Gjermania

Banka Gjermane zotëron aktualisht 3,483 ton ar, e cila përbën më shumë se 70 për qind të rezervave valutore të Gjermanisë. Rregullatori ka tentuar të riatdhesojë rreth 674 tonë ari të mbajtur nga Banka e Francës dhe Banka Federale e Rezervave Amerikane. Riatdhesimi i arit të kombit pritet të përfundojë deri në vitin 2020.

1-SHBA

Uashingtoni thuhet se mban rezervat më të mëdha të arit në botë prej 8,407 ton. Kjo përbën më shumë se 75 për qind të rezervave valutore kombëtare.

TË FUNDIT
1 ditë
Biden dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje 10 vjeçare për mbrojtjen
2 ditë
Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë
3 ditë
Gjermania ndahet sërish: Harta elektorale tregoi ndarje të thella
4 ditë
OKB miratoi rezolutën për armëpushim dhe lirim të pengjeve në Gazë
5 ditë
Orban fitoi në Hungari, por jo aq sa pritej

ME TE LEXUARA

1 ditë
Biden dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje 10 vjeçare për mbrojtjen

LEXO MË SHUMË

biden-zelensky

Biden dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje 10 vjeçare për mbrojtjen

gazprom

Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë

gjermania-780x470

Gjermania ndahet sërish: Harta elektorale tregoi ndarje të thella

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

OKB miratoi rezolutën për armëpushim dhe lirim të pengjeve në Gazë

orban

Orban fitoi në Hungari, por jo aq sa pritej

antoni blinken

Blinken në turne diplomatik për të siguruar armëpushim në Gazë

cdu csu ursula fon der leyen

Unioni CDU/CSU fiton zgjedhjet për PE në Gjermani, partitë në pushtet një rënie shumë serioze

Gaza

Numri i palestinezëve të vdekur në Gaza është rritur në 36,731

gjermani-kufi

Gjermania autorizon kontrolle kufitare përpara Euro 2024

INFO

NA NDIQ